15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ja çfarë thotë Shejh Uthejmini për vlerën e Ramazanit

Më të lexuarat

Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Vëllezërit e mi:
Po fillon një muaj i bereqetshëm dhe i begatshëm, një garë e madhe.

Allahu në këtë muaj shumëfishon shpërblimet e robërve të Tij, i hap dyert e mirësive të shumta për ata që dëshirojnë kryerjen e veprave të mira gjatë këtij muaji të bekuar.

Ky është muaj i bereqetshëm, i stërmbushur me faljen e Allahut dhe me nxjerrjen e robërve të Allahut nga zjarri i Xhehenemit.

Njëherit, është edhe muaj i zbritjes së Kur’anit dhe i ndarjes së hakut(të vërtetës) nga batili(të kotës).

Allahu i Madhëruar, thotë:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ ۚ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ .
” Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja.
Pra, kushdo që nga ju gjendet në këtë muaj – le të agjërojë.”
(El Bekare: 185).

Vëllezërit e mi:
Allahu i Madhëruar na dhuroi pesë karakteristika dhe na veçoi neve nga të gjitha umetet e mëparshme dhe na premtoi se do të na plotësoj shumë begati e mirësi, e sa begati të shumta na i ka plotësuar dhe dhuruar i madhi Allah neve.

Allahu i Madhëruar, thotë:
كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۗ
Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë: dhe besoni Allahun.”
(Al Imran: 110).

Pesë karekteristiakt apo veçoritë që na dhuroi Allahu neve si agjërues , janë:
1. Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e parfumit.
2. Melaiket luten për agjëruesit derisa të bëjnë iftar.
3. Allahu çdo ditë e zbukuron xhenetin për robërit e Tij agjërues të mirë.
4. Shejtanët lidhen e prangosen, dhe nuk kanë mundësi t’u pengojnë në adhurim robërve të Allahut agjërues, si dhe nuk kanë mundësi t’i devijojnë ata nga rruga e hajrit dhe mirësisë.
5. Allahu ia falë mëkatet agjëruesve të umetit të Muhamedit, alejhi selam ditën e fundit të Ramazanit, nëse ata kanë agjëruar dhe kanë kryer obligimet ashtu siç ka kërkuar Allahu i Madhëruar, qoftë kryerjen e agjërimit, namazit, e të gjitha këto t’i kenë kryer vetëm për hirë të Allahut.

Vëllezërit e mi:
Arritja e Ramazanit është një nga mirësitë më të mëdha për robêrit e Allahut, është mundësi e mirë që robërit të pendohen nga mëkatet e t’i kthehen Allahut, ta largojnë përtacinë dhe të bëhen aktiv në adhurimin e Allahut, nëse janë larguar nga rruga e Allahut deri këto momente, atëherë në ramazan është mundësia të kthehen në rrugën e Allahut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit