A po ec Haradinaj hapave të dështuara të cernagorit Savë Batarja…?
Promovimi që Haradinaj po i bënë krishterimit si “vlerë” personale, si vlerë e partisë e pse jo t’ia mveshë këtë edhe si vlerë e kombit ka intensifikuar shumë në muajt e fundit. Ai këtë e bënë qoftë duke shfrytëzuar emisione, televizione, ceremoni të festave fetare, aktivitete në organizata e shkolla katolike dhe kudo që i jepet mundësia. Ai këtë e bënë para shqiptarëve, ndërkombëtarëve por me një entuziazëm të pa parë e bënë edhe para serbëve, me kryekriminelët e të cilëve lidh edhe miqësi dhe pranon që i pret edhe tek shtëpia.
Përtej mbështetjes mediale dhe politike Haradinaj po bën mbështetje enorme duke abuzuar me buxhetin e shtetit për të mbështetur këtë “agjendë krishterizuese”.
Qeveria e Kosovës e bëri këtë duke i dhuruar miliona para organizatës katolike Caritas, duke nxitur praktika joligjore dhe korruptive në sistemin shëndetësorë dhe financiar të Kosovës, duke e mbështetur Ipeshkvinë në forma të ndryshme (duke diskriminuar BIK), duke i kamufluar donacionet edhe përmes “projekteve patriotike” siç ishte projekti Viti i Skënderbeut – përmes të cilit dhurohen rreth 500 mijë euro në këtë kauzë (ani pse Haradinaj kishte kërkuar 943 mijë) ku 250 mijë euro për restaurimin e kishës “Zonja Ndihmëtare” në Prizren dhe të tjera për botime të triologjive si ato të Marin Barletit dhe të ngjashme. Ajo që e rëndon më shumë këtë situatë është se këto financime bëhen nga rezervat shtetërore dhe pa planifikime paraprake apo miratime në Kuvend. Pra ky njeri rrezikon buxhetin financiar dhe stabilitetin financiar të Kosovës për projekte dhe kauzë të krishterizimit. Kjo është flagranca ma e madhe e shkeljes së “laicitetit të shtetit”. Vetëm në këta muaj kemi edhe projekte të tjera publike si financimi i shkollës private katolike Loyola me mbi 1.5 milionë euro (të zotuara nga Haradinaj publikisht), jemi ende në gjysmën e prillit dhe të gjitha këto kanë ndodhur publikisht, çfarë do të ndodhë më vonë?
Këto janë vetëm disa nga dhjetëra projekte publike, por për mos ta lodhur lexuesin besojmë se janë të mjaftueshme për të ilustruar se këto çfarë po bën Haradinaj nuk janë incidente, por janë agjendë.
Por duket që kjo nuk është agjendë vetëm personale e Haradinajt, ai duket që i ka dhënë këtë agjendë edhe vet partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Por ku u “shartua” ky filokatolicizëm kur dihet se gjatë kohës së luftës shumë vendbanime me shqiptar katolik nuk e duronin Haradinajn, ata i refuzonin ushtarët e tij, refuzonin ndihmën ndaj tij dhe në disa raste akuzohen edhe për spiunazhë dhe ndihmesë ndaj serbëve në organizimin e pritave më fatale të UÇK-së. Nuk mjafton me kaç por edhe disa nga dëshmitarët kyç kundër Haradinajt në Hagë ishin mu nga komuniteti katolik dhe urrejtja ndaj tij ishte shumë e madhe, aq sa edhe akuzat për bashkëpunëtorë të regjimit që i kishte Haradinaj. Katolikët e Kosovës përtej partisë Demokristiane dhe asaj Liberale nuk delnin jashtë umbrellës së LDK-së. Por “harrimi i armiqësive” nga nevoja për mbështetje me vota dhe më vonë mbështetje financiare “armiqësinë” dhe urrejtjen i kthej në “dashuri reciproke”. Krejt kjo kulmon me kalimin e Anton Kçirës në AAK.
Kçira i urryer e i leçitur nga shqiptarët anëembanë botës pas skandalit ku mallkonte Millosheviqin që nuk i shfarosi 1.7 milionë shqiptar muslimanë të Kosovës, gjeti vetëm një mbështetës, – Haradinajn. Ishte i vetmi që pas skandalit e priti në mënyrë madhështore në zyrat e AAK. Kçira duke qenë figurë me ndikim tek shqiptarët në SHBA, sidomos tek krahu katolik që përkrahte LDK-në ndërroj “bigat” dhe u kthye tek AAK. Në zgjedhjet vijuese lista e kandidatëve për deputet nga AAK vërshohej nga shqiptar katolik, e cila nuk përfaqësonte asesi proporcionin që kanë në popullsinë e Kosovës. Disa syresh të pasuar nga lideri i partisë filluan qysh atëherë ofenzivën ndaj fesë islame dhe bashkëkombasve të tyre muslimanë, duke e fshehur helmin dhe shigjetat nën nishanin e anti-ekstremizmit dhe radikalizmit.
Pra kjo agjendë duhet të tregohet nëse është agjendë e Kçirës dhe bashkëbesimtarëve të tij, apo agjendë e ndikuar nga Serbia. Ngase në çdo deklarim publik që ka të bëjë me serbët, para serbëve dhe me Serbinë, Haradinaj ngashërehet duke u identifikuar si i krishterë dhe duke tërhequr paralele të “vëllazërisë me serbët e krishterë” nga koha e Car Llazarit, përmendorët e të cilit i mbështeti vet sipas deklarimeve publike të qeveritarëve serb. Dhe duke treguar se ai kishte mbiemrin Gjokoviç, siç e kanë sot shumë serbë që jetojnë në Beograd ai dëshmon se sa përzemër e ka këtë kauzë dhe sa thellë kanë shkuar komplotet e tij. Por përtej kësaj kjo agjendë e dështuar disa herë në historinë e popullit të Kosovës, rrezikon destabilizimin kombëtar të Kosovës. Haradinaj me kaq pak pushtet e me tërë këtë makineri rrezikon të shndërrohet në cernagorin Savë Batarja, duke përdorur pushtetin për të bërë presion që shqiptarët muslimanë të kthehen në të krishterë.
Turpi e më pas pendimi qoftë për të gjithë ata që e mbështetën një “lider” të paturp, pa ndërgjegje fetare dhe që e bënë të diskutueshme edhe atë kombëtare kur tenton t’i njësoj shqiptarët e serbët dhe e bënë atë identitet me të cilin krenohet.
Ani pse shenja të tilla të mohimit, nënçmimit dhe nxitjes së urrjejtjes ndaj identitetit fetar të 96% të bashkëkombasve të vet Haradinaj ka shfaqur here pas here, por ato arsyetoheshin si incidente nga mungesa e kulturës dhe edukatës personale, deklarimet e fundit nuk jane gjë tjetër veçse kulturë e agjende politike dhe fetare e Haradinajt dhe AAK.