3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Agani: Nga viti i ardhshëm qytetarët me sigurim shëndetësor

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha për Radio Kosovën se, ky sigurim publik do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, ndërkaq, sipas tij, institucionet tashmë janë duke punuar me seriozitet, që kjo skemë e sigurimit shëndetësor, të vihet sa më shpejt në funksion.

Pas kalimit në dëgjim të parë në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Sigurime Shëndetësore tani është në procedurë parlamentare dhe pritet që brenda dy muajve të miratohet, tha ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai bëri me dije se në këtë kohë është duke u punuar paralelisht në grumbullimin e fondit, me qëllim që procedura e aplikimit të fillojë nga viti i ardhshëm.

“Mund të pritet që në fillim të muajit të ardhshëm ta kemi këtë sistem. Me fillimin e funksionimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të rritet dukshëm edhe sasia e mjeteve financiare në dispozicion, me çka ne edhe do t’u dalim përfundimisht në ndihmë rasteve që po kërkojnë trajtim jashtë vendit dhe po iu nënshtrohen shpenzimeve të jashtëzakonshme në këtë moment. Me siguri se do të jemi në situatë më të favorshme që tu ndihmojmë në masë më të madhe këtyre pacientëve”, tha ministri Agani.

Për qytetarët e Kosovës, Ligji për Sigurime Shëndetësore është i mirëpritur, por, sipas tyre, është vështirë të besohet se diçka e tillë do të ndodhë. “Asgjë për të besuar, krejt janë gënjeshtra”, thotë një qytetar, citon RTK.

Disa nga qytetarët e pakënaqur me shërbimet shëndetësore në vend, thonë se është dashur që të mendohet shumë më herët në këtë drejtim, sepse, sipas tyre, populli është duke u përballur me sëmundje të shumta, të cilat janë të kushtueshme dhe të papërballueshme për xhepin e tyre./mszh/kohaislameKy artikull është marrë nga https://kohaislame.com.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit