9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

‘Samsung Galaxy Note Pro 12.2’

Më të lexuarat

Samsung’ ka shumë ‘tablet’-ë. Me konkurrencën në formë të ‘iPad Air’ dhe ‘iPad mini’, kompania koreane është duke sulmuar në të gjitha anët me shumë pajisje për ta adresuar secilën nevojë të mundshme të konsumatorëve. ‘Tableti’ më i ri është ai ‘Galaxy Note Pro’

Hardueri dhe dizajni
Sa i përket harduerit, ‘Note Pro’ është i përkryer, por kur bëhet fjalë për dizajnin i mungojnë disa gjëra për t’u konkurruar rivalëve. Me çmim prej 790 eurosh, i kushton më shumë se ‘iPad Air’-i me 32GB. Kjo pajisje ka ekran më të vogël dhe procesor më pak të fuqishëm, por në dorë ofron një ndjenjë më të mirë. Në anën tjetër, ‘Note Pro’ në dorë ofron një ndjenjë të një pajisjeje të lirë, gjë që është mëkat, sepse madje edhe përdorimi më i pakët i ndonjë materiali më luksoz do ta ngrinte atë shumë lartë. Përveç kësaj, pjesa tjetër e pajisjes është e pranueshme. Është një pajisje me madhe, me ekran me diagonale prej 31 centimetrave me dimensione 295.5 x 204 x 8 mm, ndërsa peshon 753 gramë.

Kamera
‘Note Pro’, ka dy kamera, gjë që në fakt në ditët e sotme është standard për ‘tablet’-ët. Në pjesën e pasme gjendet kamera me 8MP, ndërsa në pjesën e parme kamera me 2MP. Të dyja janë të mira në kualitet në krahasim me faktin se çfarë mund të nxirret nga një telefon i mençur. Të dyja janë në gjendje për videoregjistrim në 1080p, gjë që e bën video-thirrjen një përvojë të mirë në këtë pajisje, veçanërisht duke pasur parasysh ekranin e madh të saj. Ana fotografike e ‘Note Pro’ tregohet kur hapen fotografitë në përpunuesin e përfshirë të fotografive dhe në aplikacionin ‘S Note’. Ofrohet mundësia e vizatimit, zvogëlimit dhe përpunimit me përdorim të lapsit, gjë që është shumë e dobishme.

Ndërfaqja e përdoruesit dhe aplikacionet
Funksionaliteti i ‘S Pen’ është i njëjtë sikur ai në ‘Note 3’, me faktin që i tërë ‘tablet’-i mund të kontrollohet duke e përdorur lapsin e përfshirë. Aplikacionet si ‘S Note’ ofrojnë përdorim të saktë të lapsit dhe ofrojnë gjithashtu kualitet në shërbimet e tjera të integruara. Me një ekran kaq të madh, aplikacionet si ‘Evernote’ punojnë shumë mirë së bashku me aplikacionet ‘S Pen’ dhe ‘S Note’. Aplikacione të tjera përfshijnë softuerin ‘Autodesk’ dhe një numër të madh të mundësive të lidhura me ‘S Pen’-in/ Unike në ‘Note Pro’ është dukja e re e ekranit fillestar. E shtrënguar në ‘TouchWiz’, sillet si një kombinim i ekranit fillestar të Windows 8’ dhe ‘Flipboard’-it.

Filmat dhe muzika
Rregullat e zakonshme aplikohen kur bëhet fjalë për përmbajtje muzikore dhe filmike në ‘Android’, fakti që ekzistojnë shumë. Dallimi i vetëm këtu është se mund t’i shikoni gjërat në rezolucion të lartë në ekran të madh. Në fund megjithatë, dallimi është i neglizhueshëm në krahasim me një ‘tablet’ me diagonale prej 25 centimetrave, ndërsa mbajtja balancuar e modelit ‘Note Pro’ në duar për një periudhë më të gjatë kohore nuk është e lehtë.

Konkluzioni
Modeli ‘Galaxy Note Pro’, sikur edhe shumica e ‘tablet’-ëve të kompanisë ‘Samsung’, është shumë i mirë me dimensione më të mëdha se ‘Note 10.1’. Derisa kjo përfundimisht është një gjë e mirë, gjithashtu mund të thuhet se është paksa irrituese. Në ngutjen për ta mbushur tregun me ‘tablet’-ë, duket sikur ‘Samsung’ është duke mos ofruar kualitet si konkurrenca. Megjithatë, nëse jeni në kërkim të një ‘tablet’-i me dimensione më të mëdha ‘Note Pro’ është më se adekuat, veçanërisht nëse merret parasysh funksionaliteti që shtohet me ‘S Pen’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit