4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Afrin, filmohen momentet kur terroristët masakruan civilët

Më të lexuarat

Organizata terroriste PYD/PKK ka vendosur bomba për të penguar largimin e civilëve nga fshati Kurayriyah në Afrin të Sirisë

Organizata terroriste PYD/PKK ka vendosur bomba për të penguar largimin e civilëve nga fshati Kurayriyah në Afrin të Sirisë. Në një kamion i cili ishte duke bartur civilët të cilët përpiqeshin të largohen nga fshati, kanë humbur jetën dy fëmijë dhe një foshnje 3 muajshe. Ngjarja është filmuar edhe nga avioni pa pilot (IHA) i Forcave të Armatosura Turke (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

Në momentet kur avioni pa pilot i TSK-së gjatë ditës së hënë të javës së kaluar ishte duke filmuar, shihet se dy pjesëtarë të organizatës terroriste PYD/PKK vendosin eksploziv artizanal në dalje të një fshati në Afrin.

Dy terroristë të cilët në shpinën e tyre mbanin armë të tipit kallashnikov, pasi që vendosën kurthe me një numër të madh eksplozivësh artizanal (EYP) në skaje të rrugës duke lëvizur pak më tej kanë vendosur edhe një sasi shtesë të eksplozivit.

Në pamjet e vlerësuara në mënyrë inteligjente në selinë e TSK-së, në filmimet avionit pa pilot shihen edhe momentet kur trupat ajrore kanë neutralizuar dy terroristë.

Në anën tjetër në objektivin e pamjeve të IHA-së hyjnë edhe civilët të cilët duke hipur në një kamion dëshironin të largohen nga fshati i tyre.

Automjeti i cili lëvizte nga rruga e kurdisur me bomba goditi në eksplozivin që ishte vendosur në tokë nga terroristët.

Automjeti i dëmtuar u ndal pak më tej.

Civilët në kamion fillimisht i zuri paniku për shkak të shpërthimit dhe filluan të ikin duke u hedhur nga rimorkioja e kamionit.

Në pamjet e IHA-s shihet se disa nga civilët kanë ikur nëpër fusha dhe gjatë këtij momenti ndodhin edhe shpërthimet si pasojë e shkeljes në eksplozivët.

Kur ndodhi incidenti, fshati Kurayriyah, i cili ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, një ditë më pas u çlirua nga TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

Humbën jetën 3 fëmijë

60 vjeçari Muhammed Nur Alo, i cili ka shpëtuar i plagosur nga ngjarja, pasi që fshati Kurayriyah ka kaluar në kontrollin e ULS-së dha deklaratë për gazetarin e AA-së i cili arriti në rajon.

Nur Alo thotë se gjatë ditës kur ndodhi ky rast, qëllimi i tyre ishte që të kalonin me kamion në fshatin Ramadije, të cilin e shihnin si më të sigurtë.

“Ne u kapëm në minën e parë 100 metra më tej nga shtëpia ime, por automjeti nuk u ndal. 15 metra më tej kaluam nga mina e dytë dhe shpërtheu. Në atë moment ndodhi ajo çfarë ndodhi”, thotë ai.

Sipas tij, në automjet ndodheshin 36 persona. “Qafirët kanë vënë bomba 150 metra më tej. Shumica e personave që ndodheshin në automjet ishin gra dhe fëmijë? A nuk është për të ardhur keq? Dy djemtë e mi dhe vajza ime bashkë me ta ranë dëshmorë. Ishte edhe një i ri. Për momentin ndodhet në spital dhe nuk e dimë se në çfarë gjendje është. Minat i kishin vendosur në rrugën e asfaltuar. Vendi ku e kishin fshehur minën është asfalt. A nuk e dinë se nga këtu do të kalojnë familjet? Shiko, këtu shkuan fëmijët e mi. A nuk është për të ardhur keq? Vajza ime ishte një foshnje vetëm 3 muajshe. Çfarë faji kishte”, tha Nur Alo.

Duke reaguar ndaj organizatës terroriste YPG/PKK, Nur Alo tha se “A nuk është për të ardhur keq? Vajzën e gjetëm të ndarë në dy pjesë. Allahu le t’ua kthejë ashtu siç di, mos i faltë kurrë. As në këtë botë e as në ahiret”.

“Nuk e di se si i kanë nxjerrë dhe i kanë sjellë këtu vajzën dhe djemtë e mi Husejinin e Mahmutin. Isha i plagosur në koka dhe krah. Nuk isha me ta gjatë varrimit”, thotë babai i pikëlluar, i cili fliste me vështirësi pranë varrit të fëmijëve të tij.

Turqia në operacionin “Dega e Ullirit” që po zhvillohet në rajonin e Afrinit, ofron lehtësimet e nevojshme në qasjen humanitare për civilët. Kryqi i Kuq nëpërmjet sigurimeve të dhëna nga Turqia arrin që të dërgojë ndihmat në Afrin nga pjesa e brendshme e Sirisë. Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të theksojë se nuk lejon daljet nga qyteti.

Banorët i kanë shndërruar në mburoja të gjalla

Banori i Kurayriyahit, Husejin Mansur thotë se “Nuk do t’i falim ata as në këtë botë e as në ahiret për gjërat që na u kanë bërë neve. Praktikat e PKK-së ishin shumë të këqija. Ata i trajtonin shumë më ndryshe arabët. Ne jemi arabë. U bashkuam. Për këtë arsye u sollën edhe më ashpër ndaj nesh. Vazhduan të na shtypnin në çdo sferë”.

“Vendosën mina në mënyrë që të mos dalim nga fshati. Të rinjtë humbën jetën. Jepni fund kësaj pune të terrorizmit. Mjaft më”, thotë Mansur, duke shtuar se “Erdhën dhe hynë në mesin e civilëve. Vendosën mina nëpër rrugë dhe shtëpi. Dhamë dëshmorë”.

Mansur thotë se organizata terroriste ka kërkuar nga familjet me fëmijë 5 milionë lira siriane (rreth 10 mijë dollarë) ose në të kundërtën do t’i merrnin ata me dhunë në luftë.

“Nëse nuk ke djem, merrnin vajzat. Bastisnin shtëpitë. Në qoftë se u thua një fjalë, vinin dhe e bastisnin shtëpinë. Na mbajtën vazhdimisht nën presion. Vazhdimisht kërkuan djem ose vajza që t’i merrnin me dhunë në luftë”.

Duke bërë të ditur se organizata terroriste kërkonte edhe haraç, Mansur thotë se “Unë nuk kam fushë të ullirit. Gjithçka kam fituar me përpjekjet e mia. Por, kërkuan haraç nga unë. Unë kam një dyqan. Çdo ditë që shkoja në punë pyesnin për letërnjoftimin dhe lejeqëndrimin tim. Gjithkush e di se unë jam nga ky vend. Mua më thonin t’i tani më je një emigrant këtu”.

Turqia ka mundësuar qasje humanitare, ndërsa terroristët përdorin civilët si mburoja

Turqia po ofron ndihmë në qasjen humanitare për civilët në operacionin “Dega e Ullirit” të cilin është duke e zhvilluar në Afrin. Kryqi i Kuq, duke u bazuar në garancitë e Turqisë është duke dërguar ndihmë humanitare në Afrin të Sirisë. Ndërsa organizata terroriste PYD/PKK vazhdon t’i bllokojë civilët të cilët përpiqen të largohen nga qyteti.

Kryesia e Shtabit të Përgjithshëm në deklaratat e saj lidhur me operacionin ka bërë të ditur se në shënjestër kanë vetëm terroristët dhe strehëzat, strehimet, pozicionet, armët, mjetet dhe pajisjet e tyre ndërsa janë duke treguar ndjeshmëri të veçantë për të parandaluar dëmtimin e civilëve të pafajshëm.

Një shembull i kësaj është parë në operacionin më 23 shkurt. TSK-ja ka zbuluar dhe ndjekur dy autokolona që lëviznin nga drejtime të ndryshme drejt Afrinit. TSK nga dy autokolonat e dyshuar kishte goditur vetëm atë e cila ishte zbulur se është me municion ndërsa autokolona tjetër me civilë nuk ishte në shënjestër.

Bllokimi i YPG/PKK-së për të ndaluar largimin e civilëve nga qyteti është pasqyruar edhe në deklaratat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Njëri nga zëdhënësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, në një deklaratë më 6 shkurt, ka thënë se YPG/PKK mban Afrinin nën bllokadë duke mos u lejuar civilëve të dalin në zonat e sigurta.

Ndërsa, njëri nga zëvendësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Lowcock më 28 shkurt deklaroi se organizata është duke i bllokuar civilët që të arrijnë në zona të sigurta.

AA, në lajmet e publikuara më parë të cilat kanë qenë të bazuara nga burimet brenda Afrinit, ka raportuar se YPG/PKK në kuadër të strategjisë së përdorimit të popullatës si mburojë, i ka detyruar ata që të migrojnë drejt qendrës së qytezës ndërsa në qendër të qytetit ku jeton një pjesë e civilëve ka hapur gropa me qëllim të ndërtimit të mureve të sigurisë.

Në këtë mënyrë, organizata terroriste, duke ndaluar popullatën që të mos lëvizë nga kjo zonë është në përgatitje që t’i përdorë ata si mburojë në rast të ndonjë konflikti. Nga ana tjetër, duke u munduar që të fshihet brenda popullatës civile, organizata terroriste propagandën e saj e bazon në vdjekjen e ashtuquajtur të civilëve.

AA, në lajmin më 6 shkurt njoftoi se YPK/PKK ka futur 500 terroristë nga zonat e ndryshme të Sirisë brenda civilëve me një qëllim të ashtuquajtur “për solidarizim”.

Në anën tjetër, gjatë operacioni të zhvilluar nga TSK më 24 shkurt në fshatin Maskah të Afrinit shpëtoi civilët duke zbuluar katër persona rreth 80-90 vjeç të cilëve YPG/PKK-ja ua kishte lidhur duart dhe ishin të rrethuar me mina dhe granata dore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit