4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Më të lexuarat

Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gashi është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re.

PËR Gashin votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë i përmbajtur.

Gashi ka qenë bartës i listës së deputetëve të VLEN në zonën e dytë zgjedhore. Deri ditën e djeshme (27 maj) ai ka qenë kryetar i partisë Alternativa.

Në diskutimin e sotëm, të paraqitur për të diskutuar për zgjedhjen e Gashit kryetar Kuvendi ishin paraqitur vetëm deputetët e partisë “Levica” të cilët thanë se OBRM-PDUKM-ja po kosovarizon Maqedoninë e Veriut. Deputetët e Frontit Evropian e lëshuan sallën e Kuvendit, gjatë diskutimit të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Gashi në fjalimin e tij të parë si kryetar Kuvendi falemnderoi deputetët që e votuan dhe u zotua se do të respektoj ligjin dhe kushtetutën e vendit.

“Si kryetar, do të jem deputet i pushtetit dhe opozitës pasi dua që juve të ju garantohet e drejta e fjalës dhe qëndrimit personal” tha mes tjerash Gashi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit