3.3 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Afrika e Jugut kundërshton që Unioni Afrikan t’i japë Izraelit statusin e vëzhguesit

Më të lexuarat


Qeveria e Afrikës së Jugut ka deklaruar se është e “tronditur nga vendimi i padrejtë dhe i pajustifikuar” i Komisionit të Unionit Afrikan për t’i dhënë Izraelit statusin e vëzhguesit në trupin kontinental, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Komisioni i Unionit Afrikan e ka marrë këtë vendim në mënyrë të njëanshme pa konsultime me anëtarët e tij”, tha Departamenti i Afrikës së Jugut për Marrëdhënie dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (DIRCO).

DIRCO theksoi se vendimi për t’i dhënë Izraelit një status të vëzhguesit është edhe më tronditës në një vit kur njerëzit e shtypur të Palestinës vuajtën bombardimet shkatërruese dhe vendbanimet e paligjshme në tokat e tyre.

“Unioni Afrikan kundërshtoi ashpër vdekjen e palestinezëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile. Vendimi i Komisionit të Unionit Afrikan në këtë kontekst është i pashpjegueshëm”, tha Clayson Monyela, zëdhënës i DIRCO-s.

Monyela tha se qeveria e Afrikës së Jugut do t’i kërkojë kreut të Komisionit të Unionit Afrikan të informojë të gjitha vendet anëtare mbi këtë vendim, i cili, siç shprehu bindje ai, do të diskutohet nga Këshilli Ekzekutiv dhe Asambleja e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive.

“Afrika e Jugut beson fuqishëm se për sa kohë që Izraeli nuk është i gatshëm të negociojë një plan të paqes pa parakushte, ai nuk do të duhet të ketë një status të vëzhguesit në Unionin Afrikan. Unioni Afrikan në asnjë mënyrë nuk mund të jetë palë në planet dhe veprimet që do të shihnin që idealet e shtetësisë palestineze të reduktohen në njësi të ballkanizuara pa sovranitet të vërtetë, pa afërsi territoriale dhe pa qëndrueshmëri ekonomike”, tha DIRCO.

Unioni Afikan është një organ përfaqësues i 54 kombeve afrikane, shumica e të cilave kundërshtojnë pushtimin e paligjshëm të Izraelit, shtypjen e padrejtë të palestinezëve dhe aneksimin e tokës së tyre.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit