Në një sulm mbi një gjykatë në perëndim të Afganistanit janë vrarë më shumë se 50 veta dhe janë plagosur mbi 90 të tjerë, kryesisht personel i sigurisë, zyrtarë të gjykatës dhe disa talebanë që ishin pjesë e gjykimit si të akuzuar.
Ky sulm ndodhi si përpjekje për të liruar të burgosurit talebanë, apo edhe si pasojë e pamundësisë për lirimin e tyre, pasi përpjekja e talibanëve u dekonspirua nga personeli i sigurisë shtetërore dhe ata filluan të hapin zjarr kundrejt tyre.
Si pasojë talibanët e ndodhur në zonë, e filluan luftën për lirimin e të burgosurve të tyre dhe si pasojë e kësaj lufte ishin mbi 50 të vrarë dhe 90 të plagosur.
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, sipas mediave lokale.
Ky është sulmi më vdekjeprurës i vitit.