Zëdhënësi i qeverisë në Nangarhar, Attaullah Khagyani tha se pas sulmit me bombë filloi operacioni intensiv për pastrimin në Achin. Ai tha se numri i të vrarëve është rritur në 92
KABUL (AA) – Autoritetet afgane njoftuan se numri i pjesëtarëve të vrarë të DEASH-it në sulmin “nëna e të gjitha bombave” (MOAB) deri të shtunën është rritur në 92, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e provincës lindore afgane Nangarhar në të cilën është hedhur bomba, të shtunën bëri të ditur se të dhënat e fundit flasin se dëmi që i është shkaktuar grupit terrorist është shumë më i madh se sa që është menduar më parë.
Një ditë më herët Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit në një deklaratë tha se në sulmin ndaj strehimoreve të DEASH-it janë vrarë 36 terroristë dhe se rrjeti i shpellave dhe tuneleve në rajonin malor të qarkut Achin është shkatërruar.
Zëdhënësi i qeverisë në Nangarhar, Attaullah Khagyani tha se pas sulmit me bombë filloi operacioni intensiv për pastrimin në Achin. Ai konfirmoi se numri i të vrarëve është rritur në 92.
Sipas Pentagonit, sulmi është kryer të enjten në ora 19:32 sipas kohës lokale. Bomba është hedhur nga bombarduesi MC-130.
Bomba GBU-43 është e njohur me emrin MOAP (Massive Ordianance Ariblast Bomb) ndërsa njihet edhe si “nëna e të gjitha bombave”. Kjo është hera e parë që forcat amerikane të përdorin këtë projektil, i cili llogaritet si bomba më e fuqishme jobërthamore në fushën e betejës.