Afaristët serbë të veriut kanë vendosur të enjten mbrëma në një takim të përbashkët në veri të Mitrovicës, që tre herë në javë, përkatësisht të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10:00 deri 12:00, të protestojnë duke bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në veri të Kosovës, raporton RTK.
Këto protesta janë paralajmëruar për shkak të siç thuhet, problemeve të shumta që kanë dalë pas zbatimit të marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufijve (IBM), e që si rrjedhojë kanë ngritjen e çmimeve , si dhe mungesën e artikujve të ndryshëm në veri të Kosovës, pas kufizimmit të hyrjes pa doganë./kohaislame