-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Aeroporti “Adem Jashari” pati 97% më shumë udhëtarë në vitin 2021 sesa në 2020

Më të lexuarat

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për vitin 2021, ka shërbyer 2,180,809. Kjo shifër është për 97 përqind më e lartë se sa në vitin 2020.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se kjo shifër korrespondon kështu, pasi është përmirësuar trafiku ajror në krahasim me vitin 2020, ku pandemia kishte shkaktuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit.

“Muaji gusht ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 383,776 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 340,446 udhëtarë, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajit prill me 79,278 udhëtarë, pasuar nga muaji shkurt me 96,442 udhëtarë”.

“Gjatë vitit 2021 janë realizuar 8,921 nisje fluturimesh, apo 92% më shumë se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt gusht dhe korrik, me 1,517 dhe 1,367 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji prill kishte më së paku nisje fluturimesh, 370”.

Ndërsa, destinacionet me më së shumti udhëtarë janë Bazeli, Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria dhe Suedia./Fakteplus/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit