7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Opozita siriane: Nuk shohim iniciativë pozitive në përpjekjet aktuale të OKB-së

Më të lexuarat

Kreu i Koalicionit të Opozitarëve dhe Forcave Revolucionare Sirane, Salem al-Muslat lidhur me krizën e Sirisë tha se nuk shohin ndonjë iniciativë pozitive në përpjekjet aktuale të OKB-së

Kreu i Koalicionit të Opozitarëve dhe Forcave Revolucionare Sirane, Salem al-Muslat lidhur me krizën e Sirisë tha se nuk shohin ndonjë iniciativë pozitive në përpjekjet aktuale të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Muslat në një konferencë për media pas takimeve 3 ditore që zhvilloi në kryeqytetin e Katarit, Doha, uroi gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për krizën siriane dhe përfundimin e vuajtjeve të popullit. “Kthimi i regjimit të Asadit në Unionin Arab ose përpjekjet për normalizim me atë, ashtu sikur nënkupton shpërblimin e regjimit për krimet e kryera është kontribut edhe ndaj planit të Iranit për katastrofë kundër rajonit dhe popujve të tyre”, tha Al-Muslat.

Ai vuri në dukje se me zyrtarët e Katarit zhvilluan bisedime pozitive dhe se kontaktet me Katarin janë të rëndësishme për një zgjidhje të shpejtë që do t’u japin fund vuajtjeve që kanë përjetuar sirianët.

Në fjalën e tij, Al-Muslat potencoi takimin me përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen. Ai tha se i ka përcjellë përfaqësuesit special se nuk do të pranojnë që kauza e popullit sirian të shihet vetëm në aspektin humanitar.

Al-Muslat shpjegoi se në takimin me Pedersenin kanë tërhequr vëmendjen se regjimi i Asadit minon vazhdimisht përpjekjet për zgjidhje të vazhdueshme që nga viti 2014 kur kanë filluar raundet e negociatave. “Nuk shohim ndonjë iniciativë pozitive në përpjekjet aktuale të OKB-së. Po ashtu nuk shohim as edhe një seriozitet në qasjen e regjimit të Asadit ndaj procesit politik”, deklaroi Muslat.

Pasi foli edhe për sulmin e kryer dje nga Huthit në Jemen ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Al-Muslat tha: “Dënojnë çdo akt terrorist” që milicët e lidhur me Iranin mund të ndërmarrin ndaj vendeve arabe.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit