1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cili është caku i agjitacionit politik ndaj identitetit fetar të kosovarëve? – Naim Zaimi

Më të lexuarat

Cili është caku i agjitacionit politik ndaj identitetit fetar të kosovarëve?

Teoria e kombeve njeh 5 modele të ndryshme të formimit, ku që të gjitha, si pjesë përbërëse e kanë kulturën. Fjalë kjo që rrjedh nga fjala kult, e që dmth fe.
Pra kombet e sotme janë të ndërtuara mbi identietet fetare, dhe jo vetëm kaq, por edhe kushtetutat e shteteve kombe të sotme, janë me mase dedukcione të vlerave dhe traditave fetare përkatëse.
Pra rrjedhimisht, këto sulme ndaj të drejtave dhe lirive fetare, e posaqërisht te shqiptarët e kanë synim sulmin ndaj identitetit kombëtar të Kosovës..
Duket se disa nga këta të apostrofuar këtu nuk janë mjaftueshëm largpamës që të vërejnë se tendencat e tyre janë vetëshkatrimtare, me përjashtim të atyre që ketë mund të e kanë edhe synim.
Praktikat historike ndërkombëtare aludojnë se zgjidhjen duhet kërkuar në krijimin e ligjit për liritë dhe të drejtat fetare, ashtu që ato të mbrohen institucionalisht. Këto duhet hartuar në konsultim me bashkësitë fetare përkatëse dhe ndëgjime publike me pjesëmarje sa ma të gjëre të shoqërisë.
Mospërfillja ndaj fenomeneve të tilla jo vetëm që në afat të gjatë mund të rezultojë vetshkatrim identitar, por në periudha kohore afatshkurtëra mund të i elevojë paknaqësitë që zakonisht janë kundërproduktive.

Naim Zaimi , Londër, 29.08.2022.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit