STAMBOLL (AA) – Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) njoftoi se adoleshentja palestineze e cila u qëllua nga ushtarët izraelitë gjatë tubimeve kundër pushtimit izraelit në kufirin e Rripit të Gazës, është sjellë në Stamboll për trajtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
IHH në një deklaratë me shkrim theksoi se 16-vjeçarja Meryem Abu-Matar, që jeton në Rafah të Gazës, u soll në Stamboll për trajtim mjekësor, pasi u qëllua nga ushtarët izraelitë gjatë tubimeve.
“Pas një operacioni 7 orësh, mjekët thanë se shëndeti i saj po përmirësohet dhe se ajo mund të kishte humbur këmbën po të ishte vonuar për t’u pranuar në spital”, thuhet nga IHH.
IHH poashtu bëri të ditur se Abu-Matr ka humbur babain e saj kur ishte 3 vjeç dhe se ajo po merrte ndihmë nga projekti i fondacionit turk “Sistemi i sponsorizimit të jetimëve”.
Që nga 30 marsi, palestinezët kanë organizuar tubime përgjatë kufirit me Gazën duke kërkuar kthimin e refugjatëve në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për të hapur rrugën për krijimin e shtetit të ri të Izraelit.
Të patën 41 palestinezë janë martirizuar dhe qindra të tjerë janë plagosur me armë nga forcat izraelite që kur protestat filluan muajin e kaluar.
Tubimet janë pjesë e një proteste gjashtë javore që do të kulmojnë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70-vjetorin e krijimit të Izraelit, një ngjarje që palestinezët i referohen “Nakba” ose “Katastrofa”.