1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Adoleshentët me mbipeshë janë më të rrezikuar për gurët në tëmth

Më të lexuarat

Adoleshentët që janë mbipeshë apo të shëndoshë janë më shumë të ekspozuar për t’u prekur nga guri në tëmth, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre me peshë normale.

Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, thuhet se adoleshentët mbipeshë rrezikohen 4-6 herë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre për të vuajtur nga guri në tëmth.

Ofruesit e shërbimit shëndetësor “Kaiser Permanente” morën në studim rreth 510 mijë fëmijë të moshës 10-19 vjeç.

Studimi, publikuar në gazetën Pediatrike të Gastroenterologjisë dhe të Ushqyerit, gjeti 766 gurë në tëmthet e të rinjve.

Studimi zbuloi se te mbipeshët dhe tek të shëndoshët u gjetën shumica e gurëve në tëmth, krahasuar me të rinjtë e tjerë që jetonin shëndetshëm dhe me një peshë normale.

Ata që ishin mesatarisht të shëndoshë ishin katër herë më shumë të rrezikuar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre me masë normale trupore, dhe ky indeks u rrit në gjashtë herë për ata që klasifikohen si jashtëzakonisht të shëndoshë.

Një ekspert mbipeshe në Angli tha se problemi po bëhet akoma më shqetësues sepse shëndoshja e tepërt dhe çrregullimet e tjera të ngjashme po vihen re gjithnjë e më shumë tek kjo moshë.

Gurët e thëmthit janë gurë të vegjël, shkaktuar zakonisht prej kolesterolit dhe që formohen në fshikzën e tëmthit.
Shpesh ato nuk shkaktojnë ndonjë simptomë, përveç bllokimit dhe dhimbjeve të forta të barkut.

Nëse ato nuk trajtohen mund të bllokojnë kalimet biliare në zorrë, të cilat nga ana tjetër mund të shkaktojë dëme të rënda apo infeksion në fshikzën e tëmthit, mëlçisë, pankreasit ose edhe mund të rezultojnë fatale për jetën.|Start|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit