12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rrahën policët në Merdare

Më të lexuarat

Dy pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës janë rrahur mbrëmë nga tre persona të dyshuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Menjëherë kanë intervenuar policët tjerë të cilët kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurorit Publik të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit deri në një vendim tjetër.
Indeksonline mëson se gjendja shëndetësore e policëve është e mirë. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit