4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Admirali i NATO-s: Nevojë për “transformim lufte”

Më të lexuarat

Mesazhet e kryetarit të Komitetit Ushtarak të Aleancës për ardhjen e një tjetër kohe

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, të mërkurën i bëri thirrje sektorëve publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiten për një periudhë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, përfshirë luftën.

“Ne kemi nevojë për një transformim të NATO-s për kohë lufte”, tha admirali holandez në hapjen e takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, shkruan Reuters.

Ai tha se qeveritë dhe kompanitë nga kjo aleancë jetuan në një kohë ku gjithçka ishte e bollshme, gjithçka ishte e parashikueshme dhe mund të kontrollohej.

Nga pushtimi rus në 2022, anëtarët e NATO-s duhet t’i përshtaten “një epoke në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën duhet të përqendrohemi te efikasiteti në mënyrë që të jemi vërtet efektiv,” shtoi Bauer.

Admirali foli në një kohë kur ndihma ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ose është bllokuar ose ngadalësuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Ai premtoi se ndihma e NATO-s për Ukrainën do të vazhdojë.

“Ukraina do të ketë mbështetjen tonë çdo ditë, sepse rezultatet e kësaj lufte do të vendosin për fatin e botës”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën paralajmëroi Perëndimin që të mos hezitojë të ndihmojë Kievin, sepse kjo mund të zgjasë luftën me vite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit