-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Administrata Palestineze dënon Izraelin për krimet e tij në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeineh në një deklaratë me shkrim dënoi Izraelin për krimet që ka kryer në Bregun Perëndimor

Administrata Palestineze ka dënuar Izraelin për krimet që ka kryer në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeineh në një deklaratë me shkrim dënoi Izraelin për krimet që ka kryer në Bregun Perëndimor, duke theksuar se kjo situatë është shkaktuar nga mungesa e llogaridhënies dhe heshtja ndërkombëtare që inkurajon Izraelin të vazhdojë krimet e tij ndaj popullit të Palestinës.

“Forcat pushtuese sfidojnë ligjin ndërkombëtar me operacionet e tyre të përditshme vrasëse dhe insistojnë në kryerjen e operacioneve të vrasjeve, ekzekutimeve në sheshe, bastisjeve në qytete, fshatra dhe kampe si dhe në ndëshkimet të ashpra masive kundër populli tonë. Këto janë në kundërshtim me legjitimitetit dhe ligjin humanitar dhe ndërkombëtar”, tha ai duke iu referuar të rinjve që Izraeli ka vrarë në qytetet Kuds dhe El-Khalil.

Abu Rudeineh i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare kryesisht Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zbatimin e rezolutave dhe sigurimin e mbrojtjes ndërkombëtare për popullin e Palestinës.

Duke kërkuar nga administrata amerikane që të ndërhyjë para se të jetë tepër vonë, Abu Rudeineh nënvizoi se përgjegjësia për përkeqësimin e situatës është e SHBA-së dhe Izraelit.

Dje në Kudsin Lindor dhe në qytetin El-Khalil ushtria izraelite vrau dy persona përfshirë një fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit