0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Administrata amerikane është në një gjendje tensioni, ankthi dhe agresioni, dhe arsyeja kryesore – Ahmed el Feraxh

Më të lexuarat

Nga Ahmed el Feraxh
Administrata amerikane duket se është në një gjendje tensioni, ankthi dhe agresioni, dhe arsyeja kryesore, sipas vlerësimit tim, është:
“Bota po ndryshon, por Amerika nuk ka ndryshuar dhe as nuk dëshiron të ndryshojë.”

Dhe kur them se bota ka ndryshuar, nuk e kam fjalën për Kinën dhe Rusinë, por për shumicën e vendeve të botës, të cilat janë të lodhura nga politika e Amerikës, e cila do që të gjitha vendet e botës t’i shërbejnë interesave të saj, edhe nëse kjo është në kurriz të interesave të këtyre vendeve.

Amerika është aktualisht në një luftë ushtarake me Rusinë në territorin e Ukrainës.
Dhe në luftë me Kinën.
Dhe në luftë me të gjithë aleatët e saj, të cilët i shantazhon me të drejtat e njeriut.
Dhe në luftë me vendet afrikane.
Nuk do të flas për Bidenin, sepse ai nuk kupton se çfarë po ndodh rreth tij në shumicën e rasteve, por kushdo që ndjek sjelljen e anëtarëve aktivë të administratës, Sekretarit të Shtetit, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe Ministrit të Mbrojtjes, vëren shumë lehtë gjendjen e tensionit, armiqësisë dhe bullizmit.Ata kërcënojnë Rusinë dhe Kinën, pastaj të nesërmen flasin për rëndësinë e dialogut me Rusinë dhe Kinën!!
Amerika e di që ka nevojë për Arabine Saudite, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të heqë dorë nga kaseta e të drejtave të njeriut, të cilat Amerika i konsideron mjetin e saj më të rëndësishëm për shantazh, pa e kuptuar se kjo strategji është vjetëruar dhe dekonspiruar.
Amerika vazhdimisht ka kontrolluar botën dhe nuk është e gatshme të pranojë realitetin. Ajo dëshiron që bota, e gjithë bota, të jetë nën kontrollin dhe ndikimin e saj dhe kjo nuk është më e mundur. Edhe raportet aktuale amerikane konfirmojnë rënien e ndikimit amerikan në nivel global dhe konfirmojne se Amerika pjesërisht kontrollon botën, jo plotësisht, siç ishte më parë!

Amerika po i ben rezistence lëvizjes së historisë dhe po e sfidon realitetin. Ajo nuk dëshiron që askush të ndajë me të kontrollin e botës, dhe kjo nuk është më e mundur, përveç nëse vendos të bëjë një luftë botërore dhe është e para që e di se kjo luftë mund të nënkuptojë fundin e të gjithëve.

Amerika është një fuqi globale dhe mund të pranojë realitetin e ngritjes së Kinës dhe Rusisë, të pranojë aspiratat e Arabise Saudite, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, të cilat janë fuqitë në rritje, të cilat aspirojnë – një aspiratë legjitime dhe te merituar – qe të bëhen fuqi aktive në skenën botërore, por kauboji nuk e dëshiron këtë. Përkundrazi dëshiron të ndalojë lëvizjen e historisë me forcë dhe të luftojë me të gjithë edhe nëse kjo çon në shkatërrimin e botës.

Amerika është si një gladiator i madh që ka vazhdu se ti mposhtë të gjithë, por pastaj filloi të ndjejë efektet e moshës, e megjithatë ai ende mburret se mund t’i mposhtë të gjithë.

Dhe përpara se një grup të mburret se Amerika është e aftë për gjithçka, ne pohojmë se Amerika është ende një fuqi globale, por ndikimi i saj global nuk është më ai që ishte, për shkak të rritjes së fuqive të tjera globale nga njëra anë, dhe per shkak te mërzisë se shumicës së vendeve të botës me politikat dhe zhvatjet egoiste dhe provokuese që ajo praktikon nga njëra anë.

Dhe ne po e përfundojmë me atë që filluam: “Bota po ndryshon, por Amerika nuk ka ndryshuar dhe as nuk dëshiron të ndryshojë”.

Përkthyer nga: Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit