0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Adiloglu: Pas UEFA-s dëshirojmë që Kosova të pranohet edhe në FIFA

Më të lexuarat

“Izolimi në sport nuk është i pranueshëm. Dëshirojmë Kosova të anëtarësohet edhe në FIFA”, tha Ali Sait Adiloglu

Kryetari i Shoqatës për Bashkëpunim të Vazhdueshëm dhe Kontakt me Ballkanin, Ali Sait Adiloglu në lidhje me pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA, tha se “UEFA ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për pastrimin e sportit nga politika, për vendosjen e klimës së paqes në Evropë, veçanërisht në Ballkan”, raporton Anadolu Agency (AA).

Adiloglu në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se pranimi i FFK-së për anëtarësim të plotë në Kongresin e Zakonshëm të UEFA-s e cila u mbajt në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Ai theksoi se si rezultat i votimit të bërë në Kongres, FFK-ja është bërë anëtare e 55-të e UEFA-s me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime. Adiloglu tha se si shtetet tjera të Ballkanit tashmë edhe ekipet nga Kosova do të marrin pjesë në arenën evropiane.

“Sportistët kosovarë si në Turqi ashtu edhe në shtetet tjera të Evropës janë duke luajtur me sukses. Me pranimin në UEFA futbollistët e rinj nga Kosova do të kenë mundësi që të shfaqen më shumë në këtë sferë”, tha ai.

Adiloglu potencoi anën e bashkimit të artit dhe sportit. “UEFA ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për pastrimin e sportit nga politika, për vendosjen e klimës së paqes në Evropë, veçanërisht në Ballkan. Izolimi në sport nuk është i pranueshëm. Dëshirojmë që edhe anëtarësimi i Kosovës në FIFA të ndodhë së shpejti”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit