Ndërsa kryepeshkopi i Washington, Kardinali Donald Wuerl, po i drejtohej skandalit të abuzimeve seksuale të klerit të Kishës Katolike të dielën, një besimtar bërtiti “Turp të të vijë!”, ndërsa një tjetër i ktheu shpinën në shenjë proteste.
Wuerl, i cili përballet me akuzat e trajtoi pa kujdes sjelljen e keqe seksuale të klerit ndërsa ishte peshkop në Pittsburgh, po fliste në kishën Katolike Ëashington’s Annunciation, ku po emëronte një pastor të ri.
Gjatë një fjalimi të shkurtër pas Meshës, Wuerl u kërkoi 200 apo më shumë njerëzve në kongregacion që ta falnin për gabimet e tij në gjykim.
Wuerl gjithashtu i kërkoi famullisë të lutet dhe të qëndrojë besnike ndaj Papa Françeskut, pasi “gjithnjë e më shumë është e qartë se ai është objekt i një armiqësie të konsiderueshme”.