9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Abuzimet seksuale, dorëheqje masive peshkopësh në Kili

Më të lexuarat

Të gjithë peshkopët e Kilit, 34 në total, i ofruan dorëheqjet e tyre Papa Françeskut në kuadër të skandalit të abuzimeve seksuale nga priftërinjtë dhe mbulimit të tyre.

Peshkopët u kërkuan falje viktimave dhe kishës për gabimet e tyre të rënda dhe fshehjen e së vërtetës.

Peshkopët e ndërmorën këtë hap pas 3 ditësh bisedime krize me Papën në Romë për skandalin. Nuk është e qartë nëse Papa Françesku i ka pranuar dorëheqjet e tyre, por kreu i Vatikanit është kritikuar ashpër më herët në Kili për vendimin e tij për të emëruar një peshkop, që akuzohet se mbuloi abuzimet seksuale të një prifti.

Në janar, Papa tha se ndiente dhimbje dhe turp për skandalin që ka tronditur Kishën Katolike në Kili. Kjo është hera e parë në historinë e kishës katolike, që krerët e saj në një vend janë të gatshëm të lënë detyrën.

“Duam të lajmërojmë se të gjithë peshkopët që erdhën në Romë e kanë lënë detyrën e tyre në duart e Papës përmes një letre të hapur, në mënyrë që ai të vendosë lirisht për secilin prej nesh. Duam që t’iu kërkojmë falje viktimave për dhimbjen që përjetuan, por edhe Papës, njerëzve të Zotit dhe vendit. I falënderojmë viktimat për rezistencën e tyre, pavarësisht vështirësive personale, shpirtërore, sociale dhe familjare që iu desh të durojnë, shpesh të pakuptuar dhe madje të sulmuar nga përfaqësues të kishës”, tha Juan Ignacio González Errázuriz, peshkop i Shën Bernardit në Kili.

Viktimat e dhunës seksuale të priftërinjve në Kili thanë se Papa duhet të pranojë dorëheqjet e tyre, sepse peshkopët dhe drejtuesit e kishës në vend nuk ditën të mbrojnë të dobëtit, i ekspozuan ndaj abuzimit dhe më pas ndaluan drejtësinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit