4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Abuzim me emërtimin HALLALL të mishit – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Abuzim me emërtimin HALLALL të mishit

Vlen të theksoj se nuk kanë besë shumë prej njerëzve që vetëdeklarohen hallall, madje na ka bërë vaki edhe me besimtarë që mashtrojnë, e jo më me kompani që drejtuesit e tyre nuk janë besimtarë të mirëfilltë. Ndaj vetëm certifikimi mund të garantoj -për aq sa mundet- një ushqim hallall për besimtarët. Kështu që do t’i kërkoja hoxhallarëve të mos u besojnë më fjalëve dhe gënjeshtrave që thonë biznese të ndryshme se e kanë hallall pa pasur një kontroll dhe certifikim të besueshëm. Bota islame dhe në perëndim jo më kot e kanë vendosur normën e certifikimit hallall, pikërisht për të garantuar maksimalisht një ushqim hallall, përndryshe etja për pasuri dhe pangopësia për shumë njerëz është më e fortë se frika ndaj Zotit.

Driza dhe shumë kompani të tjera si Tik Tik etj, që thuhet se janë hallall nuk i certifikon askush se janë hallall, pra nuk kanë kontrolle nga njerëz të specializuar as hoxhallarë që ti rrinë mbi kokë me kontrolle dhe të garantojnë se e kanë hallall. Shumë prej këtyre abuzojnë jo vetëm duke deklaruar vetë se janë hallall, por duke keqpërdorur edhe hoxhallarë të ndryshëm dhe duke i mashtruar ata që t’iu bëjnë reklamë te besimtarët.

Ka dy mënyra sesi funksionon deklarimi hallall:

1. Mënyra e gabuar, ku kompania deklaron vetë se është hallall dhe njerëzit i besojnë nga ajo që thonë me mirëbesim, pa e verifikuar, ose e besojnë sepse kanë pyetur filan hoxhë dhe ai i ka thënë se është hallall, ndërkohë që ata e mashtrojnë hoxhën.

2. Mënyra e saktë, ku kompania bën një marrëveshje me shkrim me një trup certifikimi hallall e cila e kontrollon dhe e verifikon me detaje se plotësohen kriteret e hallallit dhe pas kësaj e certifikon dhe e mban gjithmonë nën kontroll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit