-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024


Aborti nuk është një “vlerë” evropiane: ja kush e “vranë” të parët fëmijën në bark

Më të lexuarat

Normalizimi i një krimi deri dje që nis si gjithnjë me Francën

Është interesante të analizohet ndryshimi që ka ndodhur gjatë 50 viteve të fundit. Duke qenë në fillim një përjashtim, aborti u bë gradualisht një akt i zakonshëm, pastaj “një e drejtë e patjetërsueshme e grave për të pasur plotësisht nën kontroll trupin e tyre”.

Dhe tani së fundmi është shkuar deri në sanksionimin e saj si një e drejtë që mbrohet me Kushtetutë. Pas miratimit nga parlamenti francez për përfshirjen e të drejtës së abortit në Kushtetutë, kjo çështje ka mbërritur tani deri në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Kështu vendosi Dhoma Evropiane. Sipas këtij vendimi, vendeve anëtare do t’u kërkohet të liberalizojnë plotësisht praktikën e abortit dhe të heqin të gjitha pengesat, duke i bërë thirrje Polonisë dhe Maltës që të shfuqizojnë ligjet e tyre dhe të gjitha masat e tjera që e kufizojnë atë.

Në Spanjë dënohet klauzola e “ndërgjegjes” së mjekëve përballë kësaj çështje. A thua se deri tani po kërcënohej “e drejta” e abortit. Ndërsa në Irlandë e drejta e abortit u shtri edhe tek të miturit, për shkak të një referendumi të organizuar së fundmi.

Por në asnjë traktat evropian nuk ekziston një “e drejtë themelore për abortin”. Përkundrazi, ka qenë Rusia bolshevike, vendi i parë që e autorizoi abortin në vitin 1920. Më pas ishte Jugosllavia komuniste e Titos, ajo që e përfshiu të drejtën e abortit në Kushtetutën e saj të vitit 1974.

Sa i përket abortit me kërkesë deri në muajin e nëntë të shtatzanisë, që është terreni tjetër i betejës, sot diçka e tillë është e autorizuar në Korenë e Veriut, Kinën komuniste, Vietnamin dhe në disa shtete të SHBA-së. Ndërkohë eurodeputetët po sulmojnë “fondet për grupimet që mbrojnë politikat anti-gender, përfshirë edhe ato brenda Bashkimit Evropian”.

Një mashtrim i madh. Në Angli beteja kundër gjinisë po zhvillohet nga një feministe e thekur si shkrimtarja J.K. Rowling, e cila është në favor të abortit. “Çfarëdolloj emri elegant që t’i vendosim, aborti është një vrasje”, deklaroi gjyqtari Andrzej Rzepliński, i emëruar nga një shumicë liberale (që tashmë ka si kryeministër Donald Tusk), dhe që u shpreh kështu në një intervistë dhënë për gazetën e krahut të majtë, Gazeta Wyborcza.

Duke ndjekur këtë trajektore ideologjike, Evropa po tradhton njëra pas tjetrës vlerat si barazia (tani është dikush që nuk është më i barabartë me tjetrin, fëmija) por edhe vëllazëria, sepse thuhet se tani është e mundur të eliminohet në çdo rrethanë njëri nga specia jonë. /Il Foglio/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit