2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Abbas dhe kreu i Hamasit bien dakord për krijimin e komitetit të përbashkët

Më të lexuarat


Palët bien dakord që duhet të përshpejtohet krijimi i komitetit përcjellës ndërgrupor i cili do të diskutojë të gjitha çështjet përkatëse

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe shefi i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ranë dakord të enjten që të përshpejtojnë krijimin e komitetit për të diskutuar perspektivat për paqen brenda-palestineze, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate të Hamasit, Haniyeh zhvillo bisedë telefonike me Abbasin si pjesë e ndjekjes së rezultateve të një takimi të grupeve palestineze në nivel të sekretarëve të përgjithshëm në Al-Alamein të Egjiptit më 30 korrik.

Gjatë takimit u ra dakord që të përshpejtohet krijimi i një komiteti përcjellës ndërgrupor i cili do të diskutojë të gjitha çështjet relevante.

Më 27 korrik, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me Abbas dhe Haniyeh.

Erdoğan tha se Türkiye mirëpret palestinezët që zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Ankaraja mbështet fuqimisht zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit