4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Abazoviq ia dorëzon detyrën kryeministrit të ri të Malit të Zi, Milojko Spajiq

Më të lexuarat

Kryeministri i deritanishëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Milojko Spajiq.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, mëngjesin e sotëm është bërë transferimi i detyrës! I urova fat Kryeministrit të ri dhe qeverisë së re”, ka shkruar Abazoviq, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministrin e ri Milojko Spajiq.

Për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ndërsa sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit