-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Abazi: Hashim Thaçi, personalitet me rekord dështimesh, e “tradhti politike”, të bëhet President?

Më të lexuarat

Udhëheqësi i fondacionit “Rockfeller Brothers” dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka vlerësuar se zgjedhja e zv.Kryeministrit Hashim Thaçit, President, do ta përkeqësoj gjendjen politike edhe më shumë në vend. Haki Abazi konsideron se Thaçi ka qenë personaliteti më përçarës i skenës politike dhe me i papranuari në kancelaritë ndërkombëtare si dhe me një rekord të dështimeve, dhe siç ai është shprehur, “tradhtive politike.”

Në një prononcim për Gazeta Blic Haki Abazi ka thënë se më tu zgjedhur Thaçi President, qytetarëve do t’ju humb durimi kundrejt thellimit të krizës dhe kryeneqësisë së koaliconit Qeverisës, raporton gazetablic.com

“Pa presion ndaj parlamentarëve të LDK-së, Thaçi s’do të arrij që ti siguroj votat për President e kjo gjë do ta fragmanetoj edhe me tutje skenën poltike dhe do ta rrisë padurimin e qytetarëve kundrejt thellimit të krizës dhe kryeneqësisë se udhëhqësve të PDK dhe LDK”, ka thënë Abazi.

Sipas, Abazit zv. Kryeministri i tanishëm, nuk e plotëson asnjë kriter për President. Madje ai thotë se Thaçi është dhe vazhdon të jetë personaliteti më i papranuar i kancelarive ndërkombëtare si dhe përqarës i skenës politike, raporton gazetablic.com

“Hashim Thaçit kandidon për presidend duke mos plotësuar asnjë kriter, duke qenë personaliteti me përqarës i skenës poltike dhe me paparnauari ne kancelarite ndërkombëtare, me një rekord të paparë të dështimeve dhe “tradhetive poltike”, ka deklaruar për këtë gazetë Abazi.

Mediat në Prishtinë kanë raportuar se kandidimi i Hashim Thaçit për President, mund të ndodhë gjatë këtij muaji madje disa thonë se kjo mund të ndodhë edhe para datës kur, tri partitë opozitare në vend, VV,AAK, dhe NISMA kanë paralajmëruar protestë për kundërshtimin e dy marrëveshjeve, si dhe këkrim dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Protesta është paralajmëruar me datën 17 shkurt, pikërishtë në ditën e pavarësisë së Kosovës./Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit