Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, merren vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë, ka konfirmuar AAK-ja përmes një komunikate.
Është bërë e ditur se liderët e këtyre dy partive, sot në orën 16:00, në selinë e NISMA-s do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, transmeton Koha.net.
Më tutje është konfirmuar se, “Marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e personalitete nga jeta publike”.