27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

AA raporton nga vendngjarja sjelljen skandaloze të policisë holandeze ndaj ministres turke

Më të lexuarat

Policia holandeze nuk e lejoi mınıstren turke të hyjë në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Rotterdam, duke kërkuar largimin e saj nga vendi.

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) ka qenë prezentë gjatë ngjarjes së rëndë ndaj ministres turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya), të cilën policia holandeze nuk e lejoi të hyjë në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Rotterdam, duke kërkuar largimin e saj nga vendi.

Policia holandeze, ku njëri prej tyre fliste gjuhën turke ka thënë: “Ka ardhur urdhër nga ministritë. Ju duhet të largoheni nga Holanda. Për ju ka mbërritur një ekip special, do t’ju shoqërojmë. Me automjetin tuaj duhet të na ndiqni dhe të ktheheni në Gjermani”.

Ndërsa ministrja Kaya në reagim të fjalëve të policit është përgjigjur: “Unë do të hyjë në ndërtesën e konsullatës sonë. Do të më lejoni dhe unë do të hyj në atë ndërtesë. Unë do të qëndroj këtu deri kur ju të më lejoni. Nuk largohem në asnjë vend”.

Pas fjalëve të ministres Kaya, polici holandez ka tërhequr vëmendjen duke përdorur shprehjen “Nëse nuk largoheni mund të kryhen zbatime të tjera”.

Kaya ka reaguar duke thënë  “kryeni zbatimet që dëshironi” dhe ka theksuar më tej: “Pas pak nga këtu do ti drejtohem të gjithë botës. Me këtë sjellje antidemokratike që bëni, si Holandë po shkelni të drejtën time të veprimit, shprehjes dhe çdo lloj të drejte demokratike timen. Këtu është konsullata e vendit tim dhe ju jeni të detyruar të më lejoni që unë të hyj atje”.

Ministria e Jashtme duke dënuar këto pengesa ka kërkuar që të mos kthehet në detyrën e tij në Turqi ambasadori holandez i cili ende ndodhet jashtë vendit me leje. Me arsyetimin e sigurisë ishin mbyllur hyrjet dhe daljet në Ambasadën holandeze në Ankara dhe në Konsullatën holandeze në Stamboll.

Policia holandeze duke përdorur forcën shpërndau qytetarët turq të cilët reaguan për mbajtjen e automjetit të ministres Sajan nga policia në Rotterdam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit