1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

AA në SHBA xhiron një të arratisur të FETO-s, jeton në shtëpi prej 370 mijë dollarëve

Më të lexuarat

Uslu në Fairfax jeton në një shtëpi luksoze, të cilën në vitin 2015 e bleu për 370 mijë dollarë

WASHINGTON (AA) – Hakan Çopur / Safvan Allahverdi

Ekipi i Anadolu Agency (AA) në shtetin federal amerikan Virginia ka xhiruar Emre Uslu, i arratisur dhe pjesëtar i organizatës terroriste FETO, për të cilin Turqia ka shpallur fletarrest, raporton Anadolu Agency (AA).

Uslu është filmuar para shtëpisë së tij në qytetin Fairfax, ku me këtë rast nuk deshi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit të AA-së lidhur me tentativën për grusht shteti më 15 korrik.

Përveç se refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve, Uslu kërcënoi ekipin e AA-së se do të thërras policinë. Gazetari i AA-së e pyeti se si e komenton faktin se një numër i madh i pjesëtarëve të FETO-s në Turqi janë nxjerrë para drejtësisë, teksa ai lirshëm shëtit në SHBA.

Ai nuk dëshiroi as atë ta komentojë, por dukshëm i nervozuar mori celularin dhe filloi të incizojë ekipin e AA-së. Uslu hyri në veturë dhe u largua, pas pak sërish u kthye në shoqërim të një veture tjetër.

Gazetari i AA-së sërish e pyeti: “Pse jeni zëdhënës i atyre që tentuan të kryejnë grusht shtet më 15 korrik?”, ku ai u përgjigj: “A keni ardhur që të më shqetësoni?”, dhe sërish u largua.

Uslu më vonë përmes rrjetit social Twitter publikoi materialin të cilin e incizoi me telefon, dhe shpalosi fyerje të ndryshme në llogari të AA-së.

Për Emre Uslu, ish-polic dhe gazetar, në Turqi është shpallur fletarrest i kuq. Uslu momentalisht ligjëron në Universitetin Internacional në Virginia, për të cilën konsiderohet se ndërlidhet me terroristët e FETO-s.

Ai në Fairfax jeton në një shtëpi luksoze, të cilën në vitin 2015 e bleu për 370 mijë dollarë.

Ekipi i AA-së më parë për të marrë informacion vizitoi universitetin në të cilin ai punon, por Uslu thirri sigurimin dhe kërkoi që gazetarët të largohen nga godina.

Uslu gjendet në listën e shumë pjesëtarëve tjerë të FETO-s të cilëve do t’ju fillojë gjykimi më 19 qershor, ndërsa ata ngarkohen se më herët e kanë ditur për tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016.

Uslu, më pas edhe ish-kryeredaktori i gazetës Zaman, Ekrem Dumanli dhe persona tjerë ngarkohen me veprat penale siç janë “Tentim prishjen ose pezullimin e punës së Parlamentit të Turqisë” dhe “Tentim prishjen e rendit kushtetues të vendit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit