Shkruan: Nora Kelmendi
Më 1 Tetor bujë e madhe pas lajmit se një ‘njeri’ hapi zjarr ndaj 22.000 personave gjatë një festivali në Las Vegas, vrau e plagosi edhe shumë të tjerë.
Lajmi u përcoll me ditë, e u zbulua se ky person qenka një i krishterë 64 vjeqar (Stephen Paddock), ku në medie njihej si ‘Shoku i një Muslimani’.
Masakër, ligësi e pamje të tmerrshme na dilnin para syve tanë.
Por thelbi më kurioz i këtij lajmi ishte se si do ta përshkruanin këtë person?
E përshkruanin me shumë emra, si vrasës, i vetmuar, qitës lokal por assesi ‘Terrorist’!
A nuk është kjo fyerje ndaj popullit Islam në përgjithësi?
A duhet që vetëm Muslimanët të përshkruhen si të tillë?
Kur na u bë kjo fjalë kaq e ndarë!
Terrorizmi në kuptimin e tij më të gjerë përshkruan përdorimin e dhunës me paramendim, si një mjet për të krijuar terror ose frikë, për të arritur një qëllim politik, fetar ose ideologjik, pra nuk specifikon religjionin!
Padrejtësisht e me shumë politikë po i njollosin Muslimanët, qëllimi i tyre i vetëm është shfarosja e kësaj feje aq të butë, kuptimplote e aq të bekuar.
Por kjo do zgjidhet ndonjëherë, se terrorizmi i takon cilit do të fëlliqur e përbuzësi e injoranti, vetëm Muslimanëve jo.