Nga Eriona Xhaferaj
” Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” Surja Saf-Ajeti 8
Pershendetje miqte e mi,
Duke qene se intervista ime u keqperdor per te nxitur debate fetare serisht nga televizioni top channel, e ndjeja detyrim moral te lija angazhimet e mia dhe tu sqaroja motrave dhe vllezerve te mi shqiptare te cilet nuk u kursyen aspak te tregojne edukaten e tyre familjare, qe nuk mund ti lartesojne kurresesi vetet e tyre dhe te kontribojne per nenen Shqiperi duke share dhe ofenduar pa asnje lloj te drejte motrat dhe vellezerit e tyre shqiptare.
Pergjigja ime ndaj tyre eshte edhe ne koment tek faqja e top channel ku kane komentuar 400 veta:
“A u kenaqet duke me share o shqiptare?
Doja tu vendosja ne djeni, qe me shume nga ju eshte kenaqur top chanell-i, I cili fillimisht keqperdori qellimin e intervistes time per te cilen me ftoi, dhe me pas perdori ju per te arritur audiencen maksimale, qe ne vlera ekonomike quhet Para.
Pra, tema per te cilen u ftova ne emision ishte: “ERIONA XHAFERAJ, SHQIPTARJA QE NOMINOHET PER CMIMIN BOTEROR: ASPIRATIONAL GLOBAL WOMEN 2020”. Pra une nuk isha ne ate emision as per meshire e as per tu rrefyer. Biles kur nisen diskutimet e shamise, fjalia ime ka nisur duke thene: “Me thene te drejten une I kam harruar fare keto muhabetet e shamise…”
Qe nga titullimi I videos: Gruaja me shami- a thua isha njeri pa emer- e deri tek titujt e artikujve qe vetem me nominimin nuk kishin lidhje me beri te kuptoj edhe njehere qe ky kanal e ka shume seriozisht te nxisi konflikte fetare ne Shqiperi.
Une jam bija e dikujt, motra e dikujt, gruaja e dikujt, nena e dikujt dhe me qinda komente ofenduese u sulen mbi mua pa asnje te drejte, vetem sepse une shpreha ate qe kisha perjetuar. Kur ju paskeni kaq te drejta deri sa te ofendoni publikisht nje person pa e njohur fare, une si individ I lire nuk paskam te drejte as te zgjedh cfare te besoj dhe se cfare duhet te beje me jeten time?! E drejta kushtetuese shqiptare per te qene I lire te zgjedhesh besimin qenka vetem per nje kategori te caktuar?!
Atdheun nuk e zgjodha une, ama fene e zgjodha me lirine time te plote. Kam udhetuar ne shume vende te botes dhe nuk kam gjetur nje vend te vetem qe te barazoje konceptin atdhe me konceptin fe. Per me shume, historia njerezore ka treguar qe njerezit fetar kane qene te paret qe kane dhene jeten per atdheun kur ka qene nevoja.
Sa per ata/ato qe e kane lirine e zgjedhjes maksimale deri sa te me tregojne se ne cilin shtet duhet te jetoje, po u tregoj publikisht qe une jam stermbesa e Xhafer Xhuvelit. Per te gjithe ata qe e njohin historine e Shqiperise e kuptojne shume mire se kush ka qene ai burre I nderuar. Per ata qe se njohin, Xhafer Xhuvelin ka qene asistenti dhe njeriu me I afert I Ismail Qemalit qe e ka shoqeruar ne udhetimin e tij deri ne Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise. Dhe pikerisht ky njeri kaq patriot ka qene besimtar musliman dhe ka kontribuar ne kete Shqiperi te cilen ju jetoni sot me kete lloj lirie te pakufizuar. Pikerisht prej ketij burri te mencem besimtar musliman e kam origjinen time dhe jam autoktone ne Shqiperi. Ndaj jam e bekuar dhe me shume se krenare per llojin e gjakut shqiptar qe rrjedh ne damaret e mi. Mua nuk me kane mposhtur as “dyert” qe mi kane perplas ne fytyre motrat dhe vllezerit e mi shqiptare, dhe as me kane stepur per te kontribuar maksimalisht me punen dhe biznesin tim per Shqiperine time edhe nga kaq larg sa jam.
Nese vertete e doni veten dhe nenen Shqiperi, hiqni dore nga perbaltja dhe sulmi pa te drejte I vllezerve dhe motra tuaj shqiptare, sepse kjo eshte arsyeja e vertet pse Shqiperia nuk po ngre dot koken kurre . Padrejtesia ka qene arsyeja kryesor sepse shume popuj jane zhdukur, ndaj mos lusni me zor te keqen qe tu dridhet toka deri sa te shuhet cdo gje mbi te. Mos u merrni me Krijuesin dhe robte e Tij, sepse kete lufte sia kane dale dot as faraona me mijera ushtare dhe skane per tia dal kush ndonjehere.
Kjo eshte edukata dhe pergjigja ime ndaj cdokujt qe tenton te baltosi vlerat e verteta atdhetare dhe fetare. Kjo eshte Eriona Xhaferaj, shqiptarja besimtare muslimane e cila vendosi te ndertoje jeten e vet mbi parimin e thjeshte: Adhurimi I nje Zoti te Vetem dhe te Pashoq.
Ndaj mos mendoni se me edukaten tuaj familjare do mundeni te ndalni “karvanin” tim dhe te ndokujt tjeter qe ka kontribuar me vepra per Shqiperine, dhe jo me fjale boshe.”
Paqe,
Eriona Xhaferaj, MPharm, CNP
Co-Founder and CEO of “Greenager”
Innovator, CEO and Founder of
“Secrets of Nature”Ltd