1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A RRENË BESIMTARI ?!! – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Thotë Allahu i Lartësuar:
“Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut, të tillët janë ata gënjeshtarët.”
En Nahl, 105.

”Dhe ua lidhi Ai atyre në zemrat e tyre hipokrizinë deri në atë ditë kur do të dalin para Tij, për shkak se atë çka i premtuan Allahut nuk e mbajtën dhe për shkak se gënjejnë.”
Teube, 77.

Muhamedi alejhis selam ka thënë:
“Shenjat e munafikut janë tre:

  • kur flet, gënjen,
  • kur premton e thyen premtimin, – dhe kur premton, tradhton”. Buhari, Muslim.

“Sinqeriteti të shpie në bëmirësi, e bëmirësia të shpie në xhennet. Robi vazhdon gjithnjë të jetë i sinqertë gjërsa tek Allahu shkruhet si i sinqertë.
E gënjeshtra të shpie në gjëra të këqija e ato të shpiejnë në xhehennem. Robi vazhdon të jetë gënjeshtar gjërsa tek Allahu shkruhet si gënjeshtar.”
Buhari, Muslim.

Është pyetur Muhamedi alejhis selam:
“A mund të jetë besimtari frikacak?” Tha: “Po!”
I thanë: “A mund të jetë besimtari koprrac?” Tha: “Po!”
I thanë:“A mund të jetë besimtari gënjeshtar?”
Tha: “Jo!”
Transmeton Maliku.

“Unë ia garantoj një shtëpi në mes të Xhenetit atij që edhe në shaka e lë rrenën.”
Bejhekiu.

Duke i parë keto argumente dhe shumë argumente tjera që e ndalojnë rrenën, rrena me 1 prill dhe jashtë saj nuk ka vend te muslimanët, e aq më tepër besimtari nuk duhet ta kultivojë një traditë, e cila bie ndesh me parimet e mirëfillta islame.
Thuaj jo rrenës!

Allahu i ruajtë gjuhët dhe gjymtyrët tona nga rrena!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit