1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A po synon Rusia civilët në Ukrainë

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se beson që Rusia synon qëllimisht civilët në Ukrainë, por nuk pranoi të thoshte nëse ai besonte se po kryheshin krime lufte.

“Është e qartë se ata po synojnë civilët”, tha Biden, raporton cnn.

I pyetur nëse beson se Rusia po kryen krime lufte, presidenti amerikan tha se “Ne po e ndjekim atë nga afër. Është shumë herët për ta thënë këtë”.

Ndërsa SHBA kërkon mënyra për të ndëshkuar Rusinë, Biden përsëriti gjithashtu se sanksionimi i eksporteve ruse të naftës mbeti një mundësi, megjithëse zyrtarët kanë paralajmëruar se ata do të punojnë për të minimizuar ndikimin e një lëvizjeje të tillë në çmimet e naftës në SHBA dhe botë.

“Asgjë nuk është jashtë tryezës”, tha Biden kur posaçërisht u bë presion për ndalimin e eksporteve ruse të naftës.

Më vete, Biden tha gjithashtu se i takon udhëheqësit ukrainas Volodomyr Zelensky të vendosë nëse ai dëshiron të qëndrojë në vendin e tij pasi ai është nën rrethimin nga Rusia.

“Unë mendoj se është gjykimi i tij dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar atë”, tha Biden ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë drejt Wisconsit.

Ndryshe, Biden dhe Zelensky folën për rreth 30 minuta të martën. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit