-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A po shitet Kanali i Suezit te Izraeli?

Më të lexuarat

Reagimi i Presidentit egjiptian për lajmin “e tmerrshëm”

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El Sisi mohoi raportet e mëparshme të mediave se vendi ia shiti menaxhimin e Kanalit të Suezit një kompanie të huaj për një periudhë 99-vjeçare dhe tha se përhapja e gënjeshtrave të tilla është një sulm ndaj Egjiptit.

Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA raporton se Sisi iu drejtua pjesëmarrësve të një takimi në Ismailiyya ku u prezantua Plani për Zhvillimin dhe Rindërtimin e Gadishullit Sinai, me vlerë nga 40 deri në 50 miliardë dollarë.

“Shteti është në shënjestër anormalisht me gënjeshtra, shpifje dhe thashetheme. E fundit prej tyre ishte pretendimi se Kanali i Suezit iu shit një kompanie të huaj për 1000 miliardë dollarë”, tha Sisi.

Një burim i madh të ardhurash

Mohimi erdhi tre javë pasi pretendimet qarkulluan në mediat sociale se Egjipti kishte arritur një marrëveshje me një kompani ndërkombëtare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të menaxhuar shërbimet e rrugës ujore përmes një kontrate koncesioni 99-vjeçare.

Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) i Egjiptit ka mohuar akuzat për nënshkrimin e një kontrate me një kompani izraelite për të menaxhuar shërbimet e saj, raporton Anadolia.

Shefi i SCA-së Osama Rabie i cilësoi akuzat për kontraktimin me një kompani të huaj për të menaxhuar kanalin si plotësisht dhe krejtësisht të pavërteta.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë dhe një rrugë kryesore tregtare për transportin e mallrave. Kanali është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Egjiptin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit