14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A po rrjepin taksistët refugjatët, nga 25 euro për biletë ?

Më të lexuarat

Edhe përkundër problemit që kanë me luftën, refugjatët të cilët tranizojnë në territorin e Maqedonisë për të vazhduar pastaj udhëtimin e tyre drejt vendeve perëndimore, po përballën me shqetësime siç është pagesa e lartë për transportin. Në Tabanocë, takuam një shofer taksie, i cili mohon se bileta është 25 euro. Ai thotë se refugjatët i sjellin falas, transmeton Tv21.

Taksisti i parë:

Gazetari – Sa është bileta deri këtu.

Taksisti – Pa para.

Gazetari – A jeni i sigurtë ?

Taksisti – Po, Po, 100%.

Taksisti dytë:

“Largoma kamerën, sepse mundem ta dëmtoj”.

Një biletë nga Gjevgjelia deri në Tabanoc, për person kushton 25 euro, e sipas refugjatëve, kjo shumë e parave për xhepin e tyre është shumë e lartë.

“Unë jam nga Afganistani, unë po shkojë në Gjermani. Ne kemi paguar 25 euro për person. Po për xhepin tonë është shumë”, u shpreh një nga refugjatët.

Deri me 20 gusht të vitit kaluar çmimi i transportit me tren nga Gjevgjelia për në Tabanoc kushtonte 350 denarë, ndërsa tani është 25 euro ose 1500 denarë.

https://www.youtube.com/watch?v=CUbLcsRQjFc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit