Burime tona bëjnë me dije se Kurti dhe grupi i tij mbështetës po përpiqen që përsëri ta hedhin në votim Kodin e ri civil i cili ndër të tjera parasheh edhe lejimin e martesave të personave të gjinisë së njejtë.
Në tentimin e parë, për shkak të presionit popullor, shumica e deputetëve madje edhe nga rradhët e VV u tërhoqën nga mbështetja e këtij projekt-ligji dhe si rezultat i mungesës së numrave në Kuvend, ky projekt ligj nuk kaloj. Qytetarët, shoqëria civile, prijësit fetarë u gëzuan me këtë rast, por ky gëzim nuk duket se do të zgjat shumë, ngase përsëri, shumë shpejt po tentohet të ri-hidhet në votim ky projekt ligj. Këto taktika të ulta na bëjnë të kuptojmë se duhet qëndruar shumë vigjilent, gjatë gjithë kohës.
Në këtë mjegull dhe kaos të ndikuar nga krizat globale dhe lokale ky projekt ligj po tentohet të hidhet përsëri në votim pa rënë në sy, ditën e mërkurë, me gjasë edhe aksioni i IPK-së u krijua për të ri-krijuar një frymë pozitivizmi, e për ta pasuar më pas me një dëshpërim të thellë.
Kërkesat e ndërkombëtarëve që në këtë rast qartazi nuk kanë mision të mirë ndaj Kosovës, ndaj interesave të saj, që nuk kanë as mirëkuptimin minimal ndaj vlerave tona, po imponojnë tek Kurti shtyerjen e agjendave të tilla. Dhe ky i fundit siç duket nuk e ka guximin minimal, për të përfaqësuar në mënyrë autentike vullnetin e qytetarëve, por po e keqpërdor mbështetjen masovike që ja dhanë qytetarët.
Ky projekt-ligj është i dëmshëm plotësisht për interesat kombëtare të Kosovës, është në kundërshtim me të gjitha vlerat tona fetare dhe kombëtare. Lufta në Ukrainë u dëshmua qartazi që agjendat e LGBT dhe agjendat tjera që shtyjnë grupet e majta globale janë mizoritë më të dëmshme dhe më të kota. Pse e gjithë bota po mbushet mend dhe po distancohet nga to, e ne po vazhdojmë të mbytemi në ndyrësinë që vecse po zbrazet.
Qytetarët i bëjnë thirrje çdo deputeti të votuar që të distancohen nga kjo nismë dhe nisma të tilla, refuzimi i juaj ndaj thirrjeve të liderëve të partive, është e vetmja formë që ata të fillojnë t’i refuzojnë shtytësit e parë të këtyre nismave të djallit dhe të ngjashmeve që mund të vijnë më vonë.