-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A po përçahet Partia e Drejtësisë

Më të lexuarat

Disa nënkryetarë të Partisë së Drejtësisë tanimë janë kundër një pjese të Kryesisë. Ata thonë se kanë përkrahjen e një pjese të Këshillit Drejtues të partisë, këshill ky i cili ka anuluar disa vendime dhe ka shpallur zgjedhjet e brendshme.

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca, një konferencë për media jashtë objektit kryesor të këtij subjekti, tha se kanë mbajtur një takim me Këshillin e Përgjithshëm, i cili u drejtua nga ai, pastaj nënkryetarja, njëherit deputetja e kësaj partie, Labinota Demi Murtezi dhe sekretari i përgjithshëm, Fidan Mustafa.

Sipas tij, ky takim është mbajtur në përputhje me statutin dhe ishin përfaqësuesit e 21 degëve të PD, përkatësisht 16 kryetarë të degëve prej 24 kryetarëve të PD dhe 52 anëtarëve të këshillit, prej 92 anëtarë sa janë gjithsej.
Sipas tij, në këtë takim janë shfuqizuar të gjitha vendimet jo statusore të një pjese të kryesisë së PD-së.

Kjo është komunikata e plotë:

Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë, i mbajtur me datën, 03 shtator 2016, i cili është kryesuar nga, Nënkryetari Jeton Svicra, Nënkryetarja Labinota Demi-Murtezi, njëherit Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë Fidan Mustafa, është organizuar në përputhje me Statutin e Partisë së Drejtësisë.

Ky Këshill Drejtues paraqet përfaqësimin e 21 degëve të Partisë së Drejtësisë, përkatësisht 16 kryetarëve të degëve prej 24 sa ka PD-ja dhe 52 anëtarëve të Këshillit Drejtues nga 92 anëtarë sa janë gjithsej.

Këshilli Drejtues në këtë mbledhje ka vendosur unanimisht që të shfuqizoi të gjitha vendimet jo statutore të një pjese të Kryesisë së Partisë së Drejtësisë, të marra në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë të cilat nuk kanë patur kuorumin e mjaftueshëm.

Këshilli Drejtues i PD-së ka shfuqizuar vendimin e kësaj pjese të Kryesisë për pezullimin e Sekretarit të Partisë së Drejtësisë, si dhe të Koordinatorit Politik për degë.

Në të njëjtën kohë Këshilli Drejtues i PD-së, për shkak të konstatimit të shkeljeve të Statutit nga një pjesë e Kryesisë aktuale, ka vendosur që të legjitimojë iniciativën politike brenda PD-së për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor.

Këshilli Drejtues i PD-së, ju bën thirrje të gjitha degëve të PD-së që të japin mbështetjen e fuqishme këtij vendimi dhe të fillojnë përgatitjet për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor i cili do mbahet gjatë muajit shtator.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit