0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A po kthehet Ramushi ka Xhemati?! Haradinaj: Punëtoret e Bashkësisë Islame të paguhen nga buxheti i shtetit

Më të lexuarat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot gjatë ditës në qytetin e Mitrovicës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të AAK-së, Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të këtij qyteti ku është pritur nga Hoxhë Rexhep Lushta, dhe me këtë rast uruan edhe njëri-tjetrin për festën e Kurban Bajramit.

“Haradinaj ripërsëriti angazhimin e tij që për Bashkësinë Islame, por edhe bashkësitë e tjera fetare në Kosovë, duhet të ketë program të veçantë financimi. Punëtoret e Bashkësisë Islame të jenë zyrtarë publikë dhe te paguhen nga buxheti i shtetit, institucionet fetare të lirohen nga pagesa e rrymës dhe të kenë lehtësime tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Haradinaj ka thënë se feja duhet të kontribuoj për kultivimin e vlerave dhe për një bashkëjetesë në paqe dhe respekt për njëri-tjetrin.

Gjithashtu theksohet se i kënaqur me vizitën u shpreh edhe kryetari i BI të Mitrovicës duke theksuar nevojën imediate që të aplikohet ligji për liritë fetare i cili tash e 16 vite po neglizhohet.

Po sot, thuhet më tej, Haradinaj vizitoi edhe Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka thënë pensionistëve se do t’i përkrahë për të gjitha kërkesat legjitime të tyre duke u dhënë mbështetje edhe në Parlamentin e Kosovës.

Haradinaj vazhdoi vizitën edhe tek organizatat e dalura nga lufta dhe disa biznese në këtë qytet. Në fund të vizitës Haradinaj qëndroi në Stantërg, ku u themelua nëndega e AAK-së në këtë vendbanim.

“Haradinaj banorëve të Stantërgut ju tha se është e patolerushme se si jetohet mbi pasuri të pashtershme e njëkohësisht të ketë kaq shumë problem me punësimin dhe kushte të rënda të jetesës”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit