1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A po i ngadalëson Apple celularët iPhone qëllimisht?

Më të lexuarat

Një analizë e re nga të dhënat e performancës kanë rikthyer në fokus debatin rreth asaj nëse Apple me të vërtetë i bën celularët iPhone të punojnë më ngadalë.

Të dhënat thonë se Apple redukton shpejtësinë e procesorëve në iPhone dhe bateri të vjetra, duke i bërë ata më të ngadalshëm.

Pas raporteve se celularët më të vjetër iPhone me bateri të vjetruara po performojnë më keq se celularët e njëjtë me bateri të zëvendësuara, themeluesi i Primate Labs, John Poole, mblodhi të dhëna nga programi i kompanisë Geekbench i cili punon me mijëra iPhone.

Ai gjeti se rezultatet nga testimet e iPhone 6S që vepron me IOS 10.2 ishin të mira, por me prezantimin e IOS 10.2.1 në janar, të dhënat treguan rënie në performancë të celularit.

E njëjta u pa edhe në testimet e iPhone 6S me IOS 11.2, i cili u lëshua në dhjetor. Edhe në iPhone 7 rezultatet treguan model të ngjashëm. Me IOS 10.2, 10.2.1 dhe 11.1.2, iPhone 7 tregoi një rënie të madhe në performancë, ndryshe nga ajo që pritej nga celulari.

Sipas përdoruesve të Reddit, të cilët e raportuan të parët problemin me ngadalësimin e iPhone, arsyeja për dallimet në performancë është për shkak të vjetrimit të baterisë.

Me vjetrimin e celularit, vjetrohet edhe bateria brenda tij, gjë që ndikon që procesori i iPhone të funksionojë më ngadalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit