20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Këshillë: a je i pranishëm nëpër derse?!

Më të lexuarat

Agon Simnica

 

Një ditë Ibën Mesudi pasi kishte marrë vesh se Hudhejfeja ishte shtrirë në shtratin e vdekjes vendosi ta vizitojë atë dhe në të njëjtën kohë të marrë një këshillë prej tij, sepse dihet që porositë e njeriut që po largohet nga kjo botë janë shumë mbresëlënëse. Ibën Mesudi i tha: “O Hudhejfe më këshillo!” Hudhejfe e pyeti Ibën Mesudin: “A të ka ardhur bindja në atë që po ec (Islamin)?” Ai i tha po, “Atëherë përqendrohu aty dhe mos u mashtro”, e këshilloi ai. Pasi meditova shumë rreth porosisë së Hudhejfes së drejtuar Ibën Mesudit në çastet e fundit të jetës së tij, meqë ai i kërkoi që ta këshillojë, vendosa që t’i shkruaj disa porosi për vëllezërit e mi jo-hoxhallarë!

 

Kush ishin protagonistët e ngjarjes? Ibën Mesudi ishte nga sahabet e shquar, prej dijetarëve të tyre, këmbët e të cilit peshonin tek Allahu më shumë se kodra e Uhudit. Pejgamberi alejhi salatu ue selam ka thënë se kush dëshiron ta dëgjojë Kuranin, ashtu si ka zbritur le ta dëgjojë Ibn Mesudin. Hudhejfeja ishte sekretari i Muhamedit alejhi salatu ue selam, i dinte emrat e munafikëve, ishte njeriu më i ditur për sprovat, që do të ndodhin në umet. Më shtyu kjo bisedë ndërmjet këtyre dy sahabeve të ndershëm, që ta këshilloj veten së pari veten e pastaj t’i këshilloj vëllezërit e mi, që pasi e kuptuan rëndësinë e tubimeve të dijes dhe e dëshmuan vetë këtë me gojët e tyre mos t’i braktisin ato sepse janë kusht i domosdoshëm për përqendrimin në rrugën drejt Allahut.

 

Ne jemi dëshmitarë, që shumë vëllezër, që i kanë braktisur ato (tubimet e dijes) janë dobësuar në ambiciet e tyre për thirrje në fenë e Allahut, kanë devijuar në kuptimin e metodës së saktë duke iu bashkangjitur atij apo këtij grupi dhe më e keqja një numër i madh i tyre e kanë braktisur edhe Islamin tërësisht, Allahu na ruajt! Ibën Mesudi edhe pse ishte dijetar i shquar dhe e dinte se nuk do të kishte mundësi të përfitonte shumë, meqë Hudhejfa ishte në agoninë e vdekjes, por ai ishte nxënësi i Muhamedit alejhi salatu ue selam, dhe mbeti modest gjatë të tërë jetës, kështu edhe nuk ngurroi të kërkojë këshillë nga vëllai i vet, dhe jo si disa vëllezër, që i kanë lënë tubimet e dijes me pretendimin se të njëjtat gjëra po përsëriten. A mos jemi ne më të dijshëm se Ibën Mesudi? Besimtari i sinqertë nuk e thotë këtë fjalë, sepse ai nuk e di se cila këshillë do të jetë shkak që ai të forcohet në fenë e Allahut dhe të futet ne Xhenetin e Tij. Amin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit