Një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov deklaroi se ende kanë raporte miqësore me BDI-në, këtë në njëfarë mënyre e ka konfirmuar edhe kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski. Ai e ka përmendë një deklaratë të Lëvizjes Besa, lidhur me “Platformën Shqiptare” edhe pse të njëjtën gjë e ka thënë edhe vetë kretari i BDI-së, Ali Ahmeti. burime partiake thonë se kjo është hakmarrje e Gruevskit ndaj Besës për shkak se VMRO-DPMNE e konsideron këtë Lëvizje si fajtor kryesor që dështoi koalicionimi i tyre me BDI-në. Analizat e VMRO-DPMNE-së kanë treguar se frika e BDI-së nga Lëvizja Besa, paralelisht me presionin ndërkombëtar, nuk ka lejuar ‘integristët’ të bëjnë koalicion me partinë e Gruevskit.
Ndryshe Gruevski në një intervistë për HRT-në e Kraacisë ka përdorur argumentet e Lëvzijes BESA se Platforma Shqiptare është përpiluar në Tiranë nga Edi Rama, përcjell TetovaSot
“Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, shkohet drejt shtetit binacional, anashkalohen bashkësitë e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, serbët, boshnjakët vllehët pse jo edhe kroatët, kështu të gjithë vendosen në një pozicion anësor , kurse favorizohet vetëm njëra bashkësi etnike. Favorizohet bashkësia etnike shqiptare edhe atë bëhet në mënyrë kundërkushtetuese. Bëhet pa u paralajmëruar në zgjedhje. Me platform të nënshkruar në shtet tjetër, nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama, të cilët edhe u vërtetoj dje njëra nga partitë që ka marrë pjesë atje , partia BESA e cila publikisht tha se e gjithë ideja dhe hartimi i platformës ishte nën përkujdesjen e shtetit shqiptar” u shpreh Gruevski për HRT-në e Kroacisë.
Në këtë Link mund të shikoni intervistën e Gruevskit për HRT.
Intervistën e Ali Ahmetit në Zig Zag, në pjesën ku thotë se Edi Rama i kërkoi të hartohet Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare, mund ta përcillni në këtë Link..