-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A mund t’i numëroni mirësitë dhe bekimet e Allahut?

Më të lexuarat

Provoni t’i numëroni mirësitë dhe bekimet e Allahut me të cilat Ai ju furnizoi në jetën tuaj.

Filloni me frymëmarrjen, rrahjet e zemrës, shqisat e të pamurit, të nuhaturit, të prekurit, mundësisë së buzëqeshjes…

Vazhdoni më tutje me ushqimin e preferuar, çatinë mbi kokë, njerëzit që ju duan…

Ktheni kokën kah qielli i kaltër, bukurinë e çdo peme, rrezet e diellit në fytyrën tuaj dhe madhështinë e hënës deri sa lind…

Vazhdoni me numërimin…

Mos e harroni imanin dhe atë që e njihni dhe besoni Allahun. Ajo është mirësia më e madhe që ju është dhuruar ndërsa nuk keni bërë asgjë për ta fituar atë, thjeshtë e keni dhuratë nga mëshira e pafundme e Tij.

Gjithashtu, mos harroni sigurinë tuaj. Numër i madh i njerëzve në këtë botë jeton në kushte të pasigurta, në lufta, uri, varfëri, kampet e refugjatëve, burgjet politike apo  formave të tjera ekstrem të vështira. Vetëm përkujtoni çfarë begatie është fakti që jeta juaj nuk është në asnjëfarë pasigurie kur zgjoheni në mëngjes nga krevati juaj.

Vazhdoni me numërimin…

Allahu thotë:

“…Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot…” [Ibrahim, 34]

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit