-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast?

Më të lexuarat

Pyetje: A mund të goditet njeriu në fenë e tij dhe të devijojë për shkak të syrit të keq (mësyshit)? A merr gjynah për këtë dhe cili është shërimi prej saj?

Përgjigje: Njeriu mund të goditet nga syri i keq në çdo gjë dhe në çdo mirësi për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar: “Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e atij që ka smirë kur vepron sipas smirës.” | El Felek. Në fjalën e përhapur tek njerëzit thuhet: “Çdo njeri që ka mirësi e kanë zili.” Mund të ndodhë të goditet nga syri njeriu fetar dhe t’i ngushtohet kraharori prej adhurimeve, apo të goditet nga mësyshi dhe harron ato që ka ditur përmendësh. Për të, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur diçka ta paraprinte kaderin do ta paraprinte syri i keq.”*

Ilaçi i kësaj është të gjendet ai që e ka marrë mësysh që të veprojë, pastaj atë që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (sh.p. është sqaruar më poshtë) derisa të largohet e keqja.

Nëse nuk është e mundur të gjendet, atëherë me lexim të shumtë nga Kurani (arabisht), me shtimin e istigfarit (fjalës: O Allah më fal), me përsëritjen e fjalës: “La ilahe il la ente subhaneke, inni kuntu minedh dhalimin” (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje, i patëmeta je. Unë isha i padrejtë.) Pas kësaj fjale Allahu i Madhëruar tha: “Dhe iu përgjigjëm (lutjes së tij për shpëtim) dhe e shpëtuam. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” Kush e thotë këtë fjalë me sinqeritet kur ka ndonjë brengë, Allahu do t’ja largojë brengën, sepse Ai ka është më i vërteti në fjalë dhe i Plotfuqishëm për të vepruar: “Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”

Ai duhet të pendohet dhe të shtojë istigfarin, leximin e Kuranit, përmendjen e Allahut (dhikrin), fjalën “La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh dhalimin”, dhe fjalën “Allahumme inna nexh’aluke fi nuhurihim, ue neudhu bike min shururihim.”1 (O Allah, unë i lë në dorën Tënde që t’i largosh ata prej meje, dhe të kërkoj mbrojtje nga e keqja e tyre), dhe të ngjashme me to prej duave mbrojtëse.

Dijetari i madh Muhammed bin Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

——————————————————————–

*Plotësimi i hadithit thotë: “… e nëse ju kërkohet që të laheni atëherë lahuni.” D.m.th. nëse je ti ai që e ke marrë mësysh personin dhe të kërkojnë që të marrësh gusël apo abdes, dhe t’i hidhet personit që e ke marrë mësysh, atëherë bëje këtë. Hadithi transmetohet tek Muslimi.

1 Sh.p.: Nga Ebu Musa përcillet se kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte frikë nga ndonjë grup njerëzish, lutej: “O Allah, ne të vendosim ty përpara gjokseve të tyre dhe të kërkojmë mbrojtje nga e keqja e tyre.” Kjo është një mënyrë të shprehuri me të cilën arabët kanë për qëllim të dalësh para tyre dhe t’i shtysh, t’i zmbrapsësh, t’i largosh ata prej nesh. E përcjell Ebu Daudi 1537, dhe e saktësoi shejh Albani. Neueuij thotë se zinxhiri i tij është i saktë. E saktësoi gjithashtu edhe imam Sujuti. Kjo thuhet në çdo gjë që të frikëson dhe jo vetëm për armiqtë, madje edhe kur frikësohesh nga dëmi i ndonjë njeriu me pushtet siç e kanë sqaruar dijetarët tanë.

Dihet se lutjet apo dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes janë mbrojtja më e fortë dhe e vazhdueshme për njeriun, prandaj le të mos neglizhojë në to. Nëse nuk i bën të gjitha le të bëjë prej tyre sa të mundet.

 

Emin Bilali / https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit