1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A mos rastësisht janë arabët fajtor për mos liberalizimin e vizave?

Më të lexuarat

Dje Kosova ka marrë një lajm të hidhur, në mesin e plotë lajmeve të tilla. As ky vit që po mbyllim e as ai tjetri që po fillojmë kosovarët do ti lë prapë të izoluar, duke mos pasur mundësinë e lëvizjes lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Dhe në këtë mes ku dëshpërimi është i madh, secili politikanë që është në udhëheqje të vendit po mundohet tia gjuaj fajin për këtë dështim dikujt tjetër, por edhe poashtu po shtrohet një çështje interesante për diskutim se mos vallë arabët na kanë faj se ne nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër Bashkimin Evropian!
Mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, iu atribuua arabëve për mos pranim, ku kishte nxitje të madhe të urrejtjes ndaj shteteve të lindjes dhe Arabisë në veçanti.
Kjo sa është e mërzitshme, është edhe tregues real i problemeve të Kosovës. Shpresat i kishim në liberalizim, për arsye se në këtë Kosovën e larë me gjakun e dëshmorëve nuk ka shpresë për një jetë më të mirë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë dhe dhe më mirë e më mirë….
Këto probleme që ne po përballemi qe sa vite për çdo ditë, pushtetet tona për çdo ditë kanë ditur me hedh hy syve të kosovarëve me ekstremizëm e me arabizëm, duke mos e rregulluar shtetin dhe institucionet e veta. Kur ndodhi kjo që ndodhi, një ndër arsyet që po përmendet është se me këtë mos pranim do të rritet ekstremizimi! E çuditshme, ekstremizmi herë pengesë pastaj përmes ekstremizimit na pranoni andej!
I dashur pushtetar, qytetari bahet ekstremistë kur ti ia bënë jetën ferr në ato kilometra që ai ndjehet autokton. Bukë, ujë e ajër, janë gjërat elementare që shumë njerëz për çdo ditë luftojnë në këtë Kosovën tonë. Liberalizimi i vizave, është një mundësi për të ikur nga ky ferr, që pushteti juaj e ka instaluar dhe jeton pa e prishur tymin.
Mos liberalizimi i vizave është mundësia e fundit që diplomacia jonë, politakanët tonë, qeveritarët tonë, të reflektojnë dhe të mendojnë se çfarë i kanë bërë këtij vendi? A duhet të ndryshojnë këtë qasje dhe të punojnë për misionin të cilin e kanë marrë përsipër nga populli apo do të vazhdojnë për çdo ditë tia bëjnë popullit të tyre jetën ferr? Nëse nuk jeni të aftë, hapni krahun./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit