0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A më plotësohen dëshirat nëse e bëj këtë lutje

Më të lexuarat

Pyetje: Kam dëgjuar se kush e lexon këtë salavat (që do e përmend më poshtë) 4444 herë për ndonjë dëshirë se i plotësohet apo kush e lexon këtë salavat çdo ditë nga 10 herë, dy muaj, do ti hapen dyert e të mirave . A është e vërtetë?
“Allahume sali salaten kamiileten ve selim selamen tammen ala sejidina Muhammedinn ledhi tanhal-lu bihi ukadu ve ten ferixhu bihil kurrabu ve tukda bi hil havaixhu vetunalu bihir regaibu ve husnul havatim ve juteksal gammamu bi vexh hihil keremi ve ala alihi ve sahbihi fi kullii lemhati nefesin biadedi kuli maalumin lek”

Përgjigje: I falënderuar qoftë Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin mëshirë për botët dhe pastaj:

Kjo formë e salavatit quhet Salat Tefrixhije (Salat Narije) dhe nuk ka bazë në ndonjë hadith të saktë.

Në të ka tevesul (kërkim i ndërmjetësimit) ta palejuar me të Dërguarin pas vdekjes së tij. Tevesuli i lejuar është me veprat e mira që i bëjmë dhe me emrat dhe cilësitë e Allahut.

Forma më e pëlqyer e salavatit që Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ua ka mësuar shokëve të tij “Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala Ali Muhammedin inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ala Muhammedin ue ala Ali Muhammedin inneke Hamidun Mexhid” Buhariu dhe Muslimi. Pasi kjo formë ka qenë e mjaftueshme për gjeneratat më të dalluara atëherë ne nuk kemi rrugë më të mirë dhe traditë më të dobishme se sa Sunneti i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit