3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet veshja e rrobave në të cilat shkruan “I love Jesus”?

Më të lexuarat

 

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut!

Po, është e vërtetë se nga besimi i muslimanëve dhe nga shtyllat e Islamit është besimi në të gjithë pejgamberët e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta). Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur“. (Bekare: 136)
Allahu i Madhëruar thotë: “I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. (Bekare: 285)

T’i besosh të dërguarit do të thotë: Dashuria ndaj tyre, ndihma, respektimi ndaj tyre, vlerësimi i pozitës së tyre dhe njohja e mirësive të tyre.

Por shprehja “Unë e dua Jezusin” është term me të cilën veçohen të krishterët, dhe është bërë  moto e tyre. Emri Jezus është emër me të cilin krishterët e emërtuan Isën (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe atë duke bërë ndryshimin nga Isa në Jezus, ashtu siç ndryshuan emrin Jahja në Johana, Junus në Jonah, Merjem në Maria. Allahu i Madhëruar as në fjalën e tij (në Kuran), as atë të Muhamedit ﷺ (hadithe), e as në fjalët e sahabëve e as dijetarët e këtij umeti nuk e kanë quajtur Isën (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me emrin Jezus. Ai është Isa dhe është Mesihu.

Muslimanët thonë: Ne e besojmë Isën (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe e duam atë, ne afrohemi tek Allahu i Madhëruar me dashurinë ndaj tij. Por ata nuk thonë ashtu siç thonë ata të cilët ndryshuan fenë e Allahut dhe zëvendësuan fjalët e Tij dhe thanë: “Ne e besojmë dhe e duam Jezusin”.

Gjithashtu duhet përmendur se Jezusi tek krishterët është Shpëtimtari. Ato besojnë se feja e tyre është feja e shpëtimit. Kështu është lidhur emri Jezus me besimin e tyre të devijuar, prandaj nuk na lejohet që t’i imitojmë ata në këtë gjë. Mesihu, Isa i biri i Merjemes është pejgamber dhe i dërguar i Allahut, ne e besojmë atë dhe besojmë se ai na ka përgëzuar me ardhjen e Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ndërsa ky që ne e besojmë nuk është Jezusi – Shpëtimtari, i biri i Allahut, i treti i treshit, të cilën e besojnë të krishterët. Ndërsa thënia “I Love Jesus“ ka për qëllim kuptimin e Isaut tek të krishterët, njëherit është edhe moto e kësaj feje të kufrit (mosbesimit), dhe mu për këtë shkak është ndaluar që muslimani ta shënon atë apo të veshë rroba në të cilën e njëjta është shënuar.
Allahu e di më së miri

Përktheu: Senad Ramadani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit