0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A lejohet të thërras ezanin pa abdes?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet të thërras ezanin pa abdes?

***

Përgjigja:

Është e pëlqyeshme për muezinin që kur të thërrasë ezanin të jetë i pastër me abdes, por nuk është e detyrueshme. Në këtë temë përcillet një hadith ku thuhet: “Ezanin duhet ta thërrasë vetëm ai që është me abdes.” [1]

Ibn Kudame (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është e pëlqyeshme që muezini të jetë i pastër si nga papasrëtia e vogël ashtu dhe nga papastërtia e madhe.” [2]

Ezani i atij që ka papastrëti të vogël apo edhe të madhe konsiderohet i rregullt, por më e mira dhe më e pëlqyeshmja është që ai të jetë i pastër nga të dyja papastërtitë (e vogla dhe e madhja).

[Fetvatë e komisionit të përhershëm 6/67]

————————-

[1] Tirmidhiu nr 147.
Ky hadith është transmetuar si fjalë e të Dërguarit të Allahut [ﷺ], gjithashtu përcillet dhe si fjalë e Ebu Hurejras, por në të dy rastet është transmetim i dobët dhe nuk saktësohet. Për më tepër shih “Tamam el Mineh” të shejh Muhamed Nasirudin Albanit fq 154.
[2] El Mugni 1/248

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit