7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

E rëndë për turizmin shqiptar: sauna shuan katër rusë

Më të lexuarat

Turizmi shqiptar është goditur nga një tragjedi tashmë që ka lënë pas sezonin turistik. Në një hotel në Qerret të Kavajës, katër turistë rusë, dy meshkuj e dy femra, rusë kanë gjetur vdekjen pasi janë asfiksuar në sauna.

Njoftimi i policisë thotë se “rreth orës 22:20, në Qerret, Kavajë,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç”.

Ata janë:

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,

Sergei Burenkov, 60 vjeç,

Nikita Belousov, 37 vjeç dhe

Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Por çfarë janë saunat?

Saunat janë dhoma të vogla që nxehen në temperatura midis 150 ° F dhe 195 ° F (65 ° C deri 90 ° C).

Saunat gjithashtu mund të përfshijnë shkëmbinj ose gurë (si pjesë e elementit të tyre të ngrohjes) që thithin dhe lëshojnë nxehtësi.

Uji mund të derdhet mbi këto shkëmbinj për të krijuar avull. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të saunave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit