3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet të mos kryhet një punë edhe nëse është bërë betim në Allah?

Më të lexuarat

Pyetja:  A lejohet betimi në Allah, për shembull: “Pasha Allahun, do ta kryej këtë punë.” Nëse dikush betohet me këtë betim dhe në thelb nuk dëshiron ose nuk i konvenon ta kryejë atë punë për arsye të ndryshme private, a bën të mos e kryejë atë punë edhe pse ka bërë betim në Allah për ta kryer atë punë?

Përgjigja:
Sa i përket pyetjes se nëse të betohet dikush për me ia kry një punë e të thotë: “Pash Zotin që vjen me mua”, ose “Pash Allahun mos shko”, e të ngjashme, atëherë si të veproj në këtë rast?!
Fillimisht është synet i fort (jo farz), që nëse dikush të betohet në këtë formë me ia realizu betimin atij, sepse fundja betimi është i atij e jo i yti, mirëpo nëse thotë: “Pash Zotin kryma këtë punë”, dhe ti ke mundësi me ia kry, atëherë kryja!
Ka ndodhur në një rast kur Muhamedit alejhi selam, i kanë kërkuar përmes betimit të kryej një punë dhe e ka kryer, ndërsa në një rast tjetër përmes betimit Ebu Bekri kërkon diçka nga Muhamedi alejhi ue selem dhe nuk i realizohet betimi, shembull kur dikush e ka parë një ëndërr të gjatë dhe Ebu Bekri ka thënë:- Ja Resulull-llahu, a më lejon mua që ta komentoj?
Pastaj Muhamedi alejhi ue selem, i ka thënë se diku e ke qëllu e diku jo. Pastaj Ebu Bekri i thotë:- Të betohem në All-llah, më trego se ku ia kam qëlluar dhe ku jo.
Dhe Muhamedi alejhi ue selem, nuk i tregon se ku nuk ia ka qëlluar, edhe pse Ebu Bekri i betohet.
Prej kësaj thonë dijetarët se sikur të kishte qenë obligim që kur të betohet dikush të realizohet betimi, atëherë Muhamedi alejhi ue selem, e kishte realizuar betimin ndaj Ebu Bekrit.
Çfarë ndodh me ne kur dikush na betohet dhe nuk i kryjmë punë?
Fillimisht nëse nuk kemi mundësi, nuk kemi obligim ndaj tij as moral e as fetar. Nëse kemi mundësi dhe nuk i kryejmë punë pas betimit për ndonjë arsye apo tjetrën, ne gjynah nuk bëjmë, mirëpo ky betimi i tij si : “Pasha All-llahun kam me ia kry këtë punë” dhe nuk kryhet, atëherë obligohet shpagimi. E nëse e ka thënë në formë të ndërmjetësimit apo të lutjes si: “Po të lus për hir të All-llahut kryma këtë punë”, pra nuk e ka për qëllim betimin por lutjen, ndërmjetësimin me emrin e Allahut, atëherë nuk obligohet me e shpagu betimin, ama nëse e ka me nijet të betimit dhe nuk ia realizojmë ai duhet të shpaguaj mos realizimin e betimit dhe mosrealizimi i betimit e ka shpagimin e vet dhe është temë në vete që spjegohet me rregulla dhe dispozita.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit